Emër i përngjitur në gjuhën maqedonase dhe pa përkthim, nuk është mënyra më e mirë e negociatave, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në pres konferencën me kolegun e tij grek Nikos Koxias, duke elaboruar pse vendimi i këtillë nuk është i pranueshëm për palën e Maqedonisë.
Emër i përngjitur me përcaktim gjeografik, i cili do të jetë i bashkuar dhe në vetvete do ta përmbajë emrin Maqedoni, nëse shqiptohet shpejt mund të ndodh të mos dëgjohet fjala Maqedoni, porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
“Referenca e tanishme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e përmban emrin Republika e Maqedonisë dhe është përkthyer në gjashtë gjuhë zyrtare në KB. E kam të vështirë t’iа them popullit tim se një emër i përbërë me ndonjë përcaktim, së bashku me emrin Maqedoni, në një fjalë të vetme, është një zgjidhje e mirë”, deklaroi Dimitrov.
Shefi i diplomacisë greke në pyetjen se pse Greqia insiston në ndryshim të Kushtetutës të Maqedonisë, tha se sipas praktikës të gjykatave kushtetuese evropiane kushtetutat kombëtare janë mbi të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare.
“Prandaj është e nevojshme të qartësohet kjo çështje, por kjo për momentin nuk është temë, sepse jemi në mes të procesit të negociatave”, tha Koxias.
Për propozim-marrëveshjet të cilat i këmbyen Shkupi dhe Athina, Koxias tha se këto janë dokumente me të cilat duhet të qartësohen pozitat e palëve dhe jo të vështirësohet procesi.
Në fund duhet të kemi një tekst që ndërmjetësi Methju Nimici do ta shndërrojë në marrëveshje dhe do t’ia dorëzojë Këshillit të Sigurimit të KB-së, si vërtetim se problemi është zgjidhur, sqaroi shefi i diplomacisë greke.
Dimitrov theksoi se Maqedonia angazhohet për zgjidhje të qëndrueshme e cila do të arrihet dhe pranohet nga opinioni dhe qytetarët e të dyja vendeve.
“E jona është atë ta ofrojmë dhe mbrojmë. Edhe pse përfaqësojmë palë të ndryshme tentojmë të arrijmë të ardhme të përbashkët. Historia është e rëndësishme, por nuk mund ta ndryshojmë, për dallim prej të tanishmes dhe të ardhmes. Nevojitet zgjidhje e qëndrueshme që të dyja palëve do t’u mundësojë të shkojnë përpara”, tha Dimitrov.
Koxias, përndryshe, tha se nevojitet zgjidhje e drejtë e cila nuk ka të bëjë me të kaluarën por me të ardhmen dhe që do t’i hapë rrugët dhe nuk do të krijojë probleme në të ardhmen.
Duhet të gjejmë zgjidhje e cila nuk do të nënvlerësojë askënd dhe do t’i hapë dyert e ardhmërisë, deklaroi duke përmendur se jemi akoma larg potencialit të plotë të hapjes.
Dimitrov tha se kanë pasur biseda të mira në të cilat ka dominuar çështja për dallimet rreth emrit dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme.
Paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim me Koxiasin në Vjenë në të cilën do të jetë edhe ndërmjetësuesi Methju Nimic.
“Sot bëmë hapa t’i zgjedhim problemet, të cilat nuk i krijuam ne, po i gjetëm. Jemi të obliguar t’i zgjidhim dhe kjo do të ndihmojë për miqësi mes të dy popujve, për stabilitetin dhe sigurinë dhe për zhvillimin e dy shteteve dhe tërë rajonit”, deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.
Ai theksoi se beson në negociata të ndershme prej të cilave në të ardhmen të dyja palët do të fitojnë, të dyja palët do të kenë përftimet pa fitues apo humbës. Greqia, dëshiron kompromis, shtoi Koxias.
Përkujtoi se pala greke e ka bërë atë që e ka premtuar, se so ta vizitojë Shkupin, kur do të ndërrohet emrin i aeroportit me qëllim që të hapet faza e dytë për ndërlidhje të vendit me BE-në, si dhe të jepet mbështetje për inkuadrim drejt Nismës Adriatiko-Jone.
“Miliona njerëz qarkullojnë mes shteteve. Greqia Veriore me gëzim i pranon qytetarët e vendit tuaj, të cilët vijnë për shkak të turizmit, biznesit, apo vizitave miqësore. Popujt tanë janë shumë të afërt, janë afër, duhet të jenë afër edhe në të ardhmen detyra jonë është që t’i afrojmë sa më shumë”, shtoi shefi i diplomacisë greke.
Gjatë takimit në MPJ-në e Maqedonisë një rup qytetarët protestuan para ndërtesës me parulla, me të cilën porositën se janë kundër ndryshimit të emrit dhe negociatave me Greqinë.
Koxias gjatë qëndrimit në Shkup ka takime me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së Ali Ahmeti dhe me Hristijan Todorovski.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.