Kryeministri Zoran Zaev lidhur me arrestimin e një funksionari të MPB-së nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan se nuk i di detajet për rastin por i motivon institucionet të realizojnë hetim profesional dhe të sjellin vendime të bazuara në fakte.
“Institucionet duhet që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”.
Gjithashtu Zaev ka shkruar se nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme.
Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike – Shkupi po jep udhëzime dhe po merret me rastin për zyrtarin e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, me iniciale DS, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Pritet gjatë ditës Prokuroria Publike të dalë me më tepër informacione për rastin
Nga Ministria e Punëve të brendshme tani për tani nuk tregojnë risi për arrestimin e funksionarit të tyre D.S , i punësuar në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike, u privua nga liria D.S., një punonjës i kabinetit të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, me dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 353 të Kodit Penal “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Një pjesë e mediave jozyrtarisht publikuan se D.S ka qenë i arrestuar për mitmarrje.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.