Bota po ndryshon me shpejtësi. Qendrat financiare, politike, ushtarake dhe kulturore fitojnë dhe humbin pushtetin brenda natës, ndërsa pasojat nga tendencat destruktive janë katastrofale dhe të largëta. Në atë botë të betejës së vazhdueshme dhe të pakursyer për dominim dhe kontroll, qytetarja/qytetari shpeshherë është në vendin e fundit në “pasqyrën e madhe” të atyre që i krijojnë politikat globale, rajonale dhe kombëtare.
Përgjigje për këto trendë tenton të jep Karta Qytetare e cila u promovua në tetor të vitit 2016 në konferencën Perspektiva Globale. Civili është mes 50 organizatave – nënshkruese në botë. Nga atëherë, Civili në mënyrë aktive e mbështet dhe e promovon këtë dokument global që i riafirmon të drejtat dhe liritë e njeriut, para të gjithash me kërkesat e zëshme për pjesëmarrje të qytetareve dhe qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal, kombëtar dhe global.
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është projekt pilot përmes të cilit CIVIL -Qendra për liri do të vazhdojë ta promovojë Kartën Qytetare në një mënyrë më ndryshe. Me projektin do të hulumtohen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit ndër sektorë dhe partneriteteve për miratim dhe zbatim të Kartës Qytetare.
Qëllimi i projektit janë që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushteti lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njoftohen me përmbajtjen e Kartës Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe për mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Në Kartën Qytetare kërkohet respektimi i vërtetë dhe i vazhdueshëm i lirisë së shprehjes dhe shoqërimi i lirë, pjesëmarrja efektive e qytetarëve dhe krijimi i kushteve për ndikim të vërtetë mbi politikat publike, të drejtën për mbështetje financiare të iniciativave qytetare, pjesëmarrjen në dialogun bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar.
Nga çdo qeveri kërkohet të krijohen kushte, masa administrative, ligjore dhe tjera për respektimin, mbrojtjen, promovimin dhe plotësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, t’i hulumtojë sulmet mbi individë dhe organizata me qëllim që vepruesit e dyshuar të përgjigjen në pajtim me standardet ndërkombëtare për drejtësi. Nga qeveria, biznesi dhe shoqëria qytetare kërkohet të jenë të kenë përgjegjësi dhe transparencë para opinionit dhe ligjeve.
Civili do të mbajë punëtori me përfaqësues nga çdo grup në kryeqytetin – Shkup dhe në Kumanovë. Në fund të pilot projektit, do të mbahet konferencë në të cilën do të ftohen përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit, mediat, shoqërisë qytetare, biznes komunitetit dhe përfaqësues të organizatave të huaja dhe fondacioneve. Konferenca do të jetë e hapur për opinionin e gjerë, ndërsa ekipi i CIVIL Media do të prodhojë edhe më tepër përmbajtje mediatike për popullarizimin e Kartës Qytetare.
Karta Qytetare do të promovohet edhe përmes stendave informative për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët dhe për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin ndërkombëtar për mbështetje. Civili e ka përkthyer këtë dokument në pothuajse të gjitha gjuhët që fliten në Republikën e Maqedonisë dhe i ka dërguar deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare të cilat udhëhiqen pas kësaj iniciative globale. Një pjesë nga këto materiale shumëgjuhëshe të Civilit, janë të botuara në më tepër ueb faqe nëpër botë.
Projekti është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për Shoqëri Qytetare.
Xhabir Deralla