Kuvendi i Maqedonisë sot miratoi Deklaratë me rastin e 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin vdekjes Treblinka.
Kuvendi, siç shpjegoi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Tomisllav Tuntev, miraton në përkujtim të 7.144 hebrenjve të cilët janë deportuar nga Maqedonia. Me Deklaratë u bëhen nderime hebrenjve nga Maqedonia dhe u vlerësohet kontributi dhe rëndësia që e kanë për shtetin.
Miratimi i kësaj deklarate, theksoi Tuntev, vjen si pasojë e karakterit multikulturor dhe multikonfesional të shoqërisë së Maqedonisë dhe duke e pasur parasysh kontributin e pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, si dhe faktin që kjo paraqet pjesë e rëndësishme e historisë dhe traditës, ndërsa përmes gjeneratës së re është pjesë e të tanishmes dhe ardhmërisë së shtetit.
Më 11 mars të këtij viti, thuhet në Deklaratë, mbushen 75 vite nga deportimi i 7.144 hebrenjve nga territori i Republikës së tanishme të Maqedonisë ose 98 për qind e popullatës hebraike në atë periudhë nga ana e nazistëve dhe aleatëve të tyre në kampin e vdekjes Treblinka nga i cili asnjëri prej tyre nuk u kthye i gjallë.
Me Deklaratë, dënohet holokausti, por edhe mohimi i tij dhe devijimi. Apelohet që në të gjithë aktivitetet dhe projektet të cilat u dedikohen temave të lidhura me Holokaustin fokusi të vendoset tek gjeneratat e reja dhe inkuadrimi i tyre më i madh në të njëjtat, ndërsa me qëllim që Holokausti ose cilido qoftë gjenocid tjetër asnjëherë të mos përsëriten.
Ajo do të dorëzohet deri te Kneseti i Shtetit të Izraelit, KB, Këshilli i Evropës, OSBE, Parlamenti Evropian, Aleanca ndërkombëtare për përkujtim të holokaustit, Kongresi hebraik botëror dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.