Deputetët Goran Misovski, Frosina Tashevska Remenski dhe Vesel Memedi në kuadër të seancës së 34-t plenare dje u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit. Ata u propozuan me nënshkrime të 20 kolegëve të tyre nga LSDM dhe BDI. Kuvendi, i cili paraprakisht votoi dhe mbi pikën e vetme në rendin ditor të seancës së 26, gjatë tërë ditës punonte me mungesën e kuorumit.
Përzgjedhja e Misovskit, Tashevska Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht, ndërsa ata ishin zgjedhur me 61 vota “pro” dhe një “abstenim” dhe pa asnjë votë “kundër”.
VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend.
Paraprakisht, në kuadër të seancës së 12 në janar të këtij viti deputetët me propozimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi votuan vendim që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë. Tre të jenë me propozimin e shumicës qeverisëse, ndërsa dy vende për opozitën gjegjësisht për VMRO-DPMNE dhe Besën. VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me qëndrimin se ky vendim është që të plotësohen dëshirat dhe nevojat e partive qeverisëse dhe se pesë nënkryetarët e Kuvendit do të ishte vetëm ngarkesë shtesë financiare.
Për shkak të kësaj VMRO-DPMNE refuzoi që të delegojë kandidatin e saj dhe pamundësia që propozimet të kalojnë filtrin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe mospjesëmarrjen e saj në punën e Kuvendit, shumica qeverisëse vendosi në përzgjedhjen e tre nënkryetarëve me nënshkrime nga dhjetë deputetë për çdo kandidat.
Deputetët nuk e shqyrtuan propozim vendimin për publikim të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së, propozuar nga ana e Antonio Miloshoski, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë për t’u prononcuar.
Në kuadër të seancës së 34-t u sollën ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, të Ligjit për Avokatin e Popullit, të Kodit Zgjedhor, Ligjit për ngrohje, plotësimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe për Ligjin e Drejtorisë të së Ardhurave Publike, me procedurë të shkurtuar dhe ligje të tjera, ratifikime dhe interpretime autentike.
Në vazhdimin e parë të seancës, Kuvendi mori vendim që për anëtarë të Komisionit të Agjencisë për postë të emërtohen Bllagov Indov, ekonomist i diplomuar nga Velesi dhe Vladimir Kirovski, inxhinier i diplomuar i arkitekturës nga Shkupi.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.