Para 29 vjetëve rreth 1,300 minatorë të Trepçës hynë në grevë urie për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.
Me rastin e këtij përvjetori kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë minatorët dhe do të organizohet manifestim tashmë tradicional “Java e Minatorëve”.
Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 u shndërrua në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.