Shkruan: Sasho Ordanoski
Maqedonia me të vërtetë ende nuk mund të mësohet me faktin që kemi pushtet i cili jo vetëm se nuk pranon të kritikohet, por edhe mundohet që përmes debatit, të shkaktojë kritika, dhe mandej t’i bluan qetë, diçka të mësojë, po edhe të përmirësojë atje ku mendon se mundet. Çfarë freskimi, në mes të nëntorit.
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]y Zaevi thjeshtë insiston të pranojë pyetje të pakëndshme nga cilido gazetar që do të ulet me të, dhe disi duket se të gjithë rreth tij janë agjentë -provokatorë të Njeriut të Qetë nga Seçuani, i cili ka kombinuar ndonjë version urtie të Strumicës të Lao Ce dhe Nasradin Hoxhës, ka ardhur deri te një nirvanë e brendshme, dhe është i gatshëm sinqerisht t’u përgjigjet edhe provokimeve, madje edhe në mungesën e dalluar, dhe shpresojmë edhe afatgjatë të Llatasit, nga çdo lloj “publik-privat”. Kjo, ju them si ekspert, nuk mësohet, do të jetë dhunti, e mbështetur nga bindja se politikani duhet të jetë 24/7 i varur në varësen e interesit publik. Dhe në kohë të mira dhe jo shumë të mira.
Ose, ta marrim atë kajmakamin kumanovar, përfaqësuesin tonë civil të vezirit, në MPB, Oliver Spasovskin: vetëm sa do të mendoni se është i mërzitshëm dhe i ngurtë, sikur ka gëlltitur shkop prej dy metra në të cilin mund të lidhësh tel për tharjen e teshave, do t’u befasojë me përgjigje të qetë dhe substancial të cilit nuk mund t’i gjejnë mangësi as cinizmi nazal ose durimi cerebral i Vasko Popetrevskit. Besa hesht kur nuk ka çfarë të flet – sikur me të shtënat e para disa ditëve – por së paku nuk bëhet i mençur për atë që nuk është.
Edhe ky Tevdovski, ministri i financave, inteligjent, por me huti profesori dhe jo i artikuluar deri në fund për komunikim me njerëz, mendoj se nuk ka qëllim të keq as kur bën thirrje që gazetarët të mos përzihen në punën e tyre, gjegjësisht, të parashtrojnë pyetje për fusha dhe probleme të cilat nuk i kuptojnë. Po të ishin gazetarët ekspertë siç janë ministrat, opinioni moti do të ishte në gjumë, nëse jo edhe i vdekur nga mërzia!
Në total, çfarë kontrasti prej para dy viteve!
E mbani mend arrogancën e Zoran Stavrevskit ose përbuzjen e Gordana Jankullovskës ndaj gazetarëve dhe në prëgjiithësi ndaj publikut, sikur ishin të ofenduar nga mundësia që dikush t’u parashtrojë pyetje në të cilën do të ketë gjurmë pluhuri nga kritika? Secili këmbim me gazetarët lirisht mundeshin ta fillojnë me fjalinë: “E po jeni shumë budallenj, por ja t’u përgjigjem…”
Ose Mijallkovi, me atë vetullën e ngritur, vallë ka lindur me atë tik? – dhe me mantele të varur shpatullave, i cili me vetë paraqitjen e tij, kombinim mes dandy a lla franka, mangup qyteti dhe personazh nga koha e prohibicionit, duhej të ngërçe në stomak te secili që ka pasur mendjen t’i afrohet?
E deri te Grujo as që ke mundur të afrohesh, nëse nuk je pjesë nga skenari i planifikuar me vëmendje për ndërtimin e kultit provincial të personit – rreth tij sot mbetën vetëm të njëjtit policë dhe banditë me tatuazhe ( a mundës a pehlivanë janë?) të cilët me vite e mbronin nga mundësia që jo Sasho Politiko, por askush të mos mundet t’i afrohet që ta pyesë diçka logjike për gjendjet e mjerueshme në vend, në të cilin mjalti rridhte nga çatitë e qumështi nëpër përroje?
Desha të them, të mos mërziten njerëz të ndryshëm që qeveria e re po kritikohet shumë. Mos u frikësoni, nuk janë nga sheqeri, nuk do të shkrihen. Nëse nuk i vrasim nga kritikat, vetëm do t’i bëjmë më të fortë. Kjo nuk mund të jetë keq për shtetin. Edhe për demokracinë.