• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Mësim nga zgjedhjet

October 31, 2017
in MENDIMI I LIRË
Mësim nga zgjedhjet
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet përfunduan, por nuk përfundoi edhe dëshpërimi.
Zgjedhjet përfunduan, por nuk arriti jeta tek të gjithë qytetaret dhe qytetarët.
Zgjedhjet përfunduan, por persona të dyshuar fituan mbështetje institucionale.
Zgjedhjet përfunduan, por shqiptarët nuk u gëzuan.
Zgjedhjet përfunduan, por ….

Shkruan: Fahri Hiseni

Nuk mund të flasim për sot dhe nesër, duke krijuar atmosferë sikur asgjë nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes 10 vjeçare të OBRM-PDUKM me BDI, ku të gjithë jemi dëshmitarë që gjatë kësaj qeverisjeje ishin prezentë – larja e parave, krimi i organizuar, krimi i jakave të bardha… Gjatë kësaj qeverisjeje për shkak të këtyre palëve të interesit, te qytetaret dhe qytetarët humbi besimi në institucionet shtetërore dhe u shtua frika për sigurinë e tyre. Pikërisht gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare, “çuditërisht” ndodh që të kemi një varg rastesh me vetëvrasje, sulme terroriste, vrasje të porositura, incidente me karakter etnik… ASNJË PREJ RASTEVE NUK ËSHTË ZBARDHUR!

 

LSDM ishte subjekti politik që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare premtoi zbardhje të rasteve, përgjegjësi për autorët e krimit, kthimin e parave te qytetarët, JETË PËR TË GJITHË!

Deri tani, jo që nuk u realizua asgjë nga ajo që ishte premtuar, përkundrazi, në zgjedhjet lokale LSDM bëri koalicion me BDI, shumë anëtarë dhe bartës të funksioneve nga ky subjekt politik janë të dyshuar për vepra të rënda kriminele. As mbështetja e pushtetit ekzekutiv për kandidatë të komunës të cilët janë të dyshuar në bazë të përgjimeve, nuk mungoi.

Vetëdija politike te trupi votues shqiptar fatmirësisht është në ngritje. Edhe pse politikanët e dyshuar nuk bartin përgjegjësi për veprat e tyre para institucioneve përkatëse, dënimin dhe përgjigjen e kishin të qartë nga populli. Pa mbështetjen e LSDM, BDI do të ishte partia humbëse e këtyre zgjedhjeve.
Thirrjet për bashkim dhe jetë të re të cilat në mënyrë deklarative i promovoi qeveria, nuk i zbatoi në vepër, por përkundrazi, e thelloi  ndarjen mes qytetareve dhe qytetarëve.

Tags: BDILSDMOBRM-PDUKMpremtimevotueszgjedhje
Next Post
Fletëvotim lavdërues

Fletëvotim lavdërues

Fushatë e zezë edhe pas disfatës së Besës!

Fushatë e zezë edhe pas disfatës së Besës!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom