Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]uk duhet të jesh Dan Brown, as të jetë ekspert i Kodit të Da Vinçit, që të zbulojë se me permutacion të thjeshtë të emrave dhe mbiemrave të dy të arratisurve nga akuza e PSP për përgjimin masovik, fitohet ide e fuqishme për dëshmitarin kryesor në këtë skandal: Nikolla Boshkovski +/-Goran Grujovski = Nikolla Grujovski…Ja ku është shefi, i strukur në emrat dhe mbiemrat e tyre, si alter ego e personave të tyre të dyfishta, kriminele!
Ky është drejtimi pas të cilit do të zhvillohet vërtetimi i fajësisë në procesin gjyqësor në rastin për përgjimet. Kur do të ekstradohen në Maqedoni, Boshkovskin fhe Grujovskin i pret një varg i gjatë i rrëfimeve, ndërsa gara do të jetë kush më shpejtë dhe më tërësishëm do ta tregojë rrëfimin e vet dhe t’i bindë prokurorët se pikërisht ai, dhe jo ai në zyrën fqinje e tregon të vërtetën për atë se mbi ata ka instanca më të larta të cilat duhet ta bartin përgjegjësinë për shkeljen e vetëdijshme, të organizuar dhe masovike të ligjit, sepse ata kanë qenë vetëm kryes të urdhrave dhe zbatues të detyrave.
Për arsye se të gjitha frenat u ndaluan, kalkulimet mbaruan. Tani secili do të luftojë për vete, për interesin e vet, për shpëtimin personal – në këtë dhe në të gjitha rastet tjera të cilat i procedon PSP. Pra, edhe pse jemi në pragun e dimrit, bilbilat e akuzuar vetëm sa nuk kanë filluar të cicërojnë me zë të lartë!
Ky është rezultati më i pakëndshëm për Gruevskin, nga zgjedhjet lokale të kryera. Nuk ka më hapësirë as për shpresa të rrejshme, as për kërcënime të fshehta, se do të vijë ndonjë kthesë e mrekullueshme politike që do ta paralajmërojë së paku edhe mundësinë më fantastike për kthimin e Familjes në pushtet. Mendoj se nga e diela edhe Orbani e ka lënë të komunikojë me sekretareshën automatike kur i cingëron Gruevski nga Shkupi: “Keni në lidhje qendrën për popullizëm të djathtë në Evropë. Për të dëshpëruarit, shtypni 1. Për donacione, shtypni 2. Për lamtumirë me politikën, vetëm mbylleni dëgjuesen…”
Kështu që, ka një perversion në observimin e ditëve të fundit të tiranit para rënies së tij formale edhe nga kreu i partisë. Sikur jemi të pranishëm në ndonjë provë drame në ndonjë nga repartet e mbyllura në Bardovcë: Grujo aktron “normalitet” në shitoren e tij partiake të trilluar për kristal në të cilën askush akoma nuk guxon as të kollitet, që mos t’u rrëzohet e tërë bota mbi kokat, si skenografi teatrore e shtrënguar dobët. Dhe cili është skenari që e ka shpikur? Nuk i pranon rezultatet zgjedhore, ai dikton kërkesa që ta nderojë Maqedoninë me aktivitetin e tij të mëtejshëm politik, edhe reformistët do t’i largojë nga partia, që ata të mos e dëbojnë atë…Paramendoni, e kërkon edhe pasaportën t’ia kthejnë, sepse qilimat e kuq të shtruar nëpër botë e presin që ta sqarojë fatin e shtjellimit të krizave ndërkombëtare, nga Koreja e Veriut e deri në Kataloni!
Katundi në zjarr, e gjyshja Grujo krihet. Këtë do ta shohim edhe ndonjë javë. Edhe kaq.