Nga ditarët e vëzhguesve të Civilit që aktualisht po mbulojnë procesin zgjedhor në Komunën e Çairit, është vërejtur dalje masovike e trupit votues që i takojnë përkatësisë tjetër etnike nga ajo e dy kandidatëve për kryetar komune, të cilët po garojnë në balotazh.
Në pyetjen se cila është arsyeja e daljes së nјë numri kaq të madh për të votuar kandidat i cili nuk është nga radhët e tyre, përgjigja ishte e shkurtë dhe e qartë: “Kandidat nuk kemi, por kemi kundërkandidat”.
Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe një kandidate e cila nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshme për balotazh. Rezultati në rrethin e parë zgjedhor për kryetar të Komunës së Çairit ishte i ngushtë dhe supozohet që votat e votuesve nga etniteti tjetër do të jenë vendimtare në përcaktimin e kryetarit të ardhshëm.
Fari Hiseni