Kategoritë

REFORMUESIT Gruevski, bëhu burrë dhe jep dorëheqje!

Iniciatorët për reforma në OBRM-PDUKM, sot në konferencën për shtyp kërkuan nga lideri Nikolla Gruevski menjëherë të jep dorëheqje dhe kërkojnë që mos të vazhdoj me ndarje të reja në parti dhe etiketim të anëtarësisë. Reformatorët kërkesat e tyre i eksponuan në pesë pika ndër të cilave edhe krijimin e Komitetit Administrativ i cili do të organizoj kongresin për bashkim të partisë.

Reformatorët kërkesat e tyre i eksponuan në pesë pika.

“Na vjen keq për rënien e madhe të mbështetjes në OBRM-PDUKM te qytetarët si rezultat i punës së keqe të udhëheqësisë. Assesi nuk pranojmë përgjegjësi nga Komitetet Lokale por ajo veçanërisht është e Nikolla Gruevskit. Zotëri Gruevski, bëhuni burrë dhe merreni përgjegjësinë, kërkojmë menjëherë të jepni dorëheqje si kryetar i OBRM-PDUKM.

Ardhmëria e OBRM-PDUKM është në organizimin demokratik të kongresit për bashkim, kërkojmë që kongresi të organizohet nga Komiteti Administrativ i OBRM-PDUKM. Kërkojmë takim të menjëhershëm me Gruevskin dhe me Komitetin Ekzekutiv me qëllim që të konfirmojmë ekipin, mënyrën dhe afatin e administrimit të Komitetit Administrativ të OBRM-PDUKM.

Ftojmë gjithë anëtarët e OBRM-PDUKM të zgjedhin mes rrugës për BE ose rrugën e së kaluarës dhe rënies. Kërkojmë për qetësi, arsye dhe falje. Kërkojmë menjëherë të hapen Komitetet Komunale dhe Lokale për takime dhe debate mbi konceptin e demokratizimit të OBRM-PDUKM.

Zotëri Gruevski, interesi i OBRM-PDUKM është në bashkimin e OBRM në Maqedoni, ndërsa interesi juaj është në kalkulime dhe ndarje. Në këtë drejtim bëjmë thirrje që të ndalohet gjitha kërcënimet për largim të cilit do anëtarë për mendim ndryshe, sepse për pasojat ju do t’a bartni përgjegjësinë. E kuptojmë gjendjen tuaj, por nuk do të lejojmë të djeg OBRM-PDUKM për shkak të asaj. Vetëm energji e re mund të sjell fitore të OBRM-PDUKM.

Ftojmë gjitha subjektet politike të përkrahin këtë zgjidhje të re ligjore mbi veprimin e subjekteve politike dhe të mundësojmë rast për sistem stabil në Republikën e Maqedonisë”, tha Petar Bogojeski.

Sipas Bogojeskit, reformuesit nuk do të dorëzohen nga beteja, përkundrazi do të hynë me tempo më të nxehtë deri në demokratizimin dhe modernizimin e partisë.

“Ne presim të formojmë Komitetin Administrativ dhe pas një periudhe transite prej disa muajve të organizojmë kongresin e ri për bashkim në Maqedoni. Nëse Gruevski insiston në ndarje ai mund lirisht me disa përkrahës së tij të formoj parti të re me opsione ekstreme. Ne vazhdojmë me OBRM-PDUKM e vërtetë, ashtu siç na e lanë në vitin 1990.

OBRM është krenari dhe i ngjan dinjiteti. Ne duhet ta pranojmë realitetin, nuk mundemi të qajmë, ne duhet patjetër ta kthejmë fuqinë tek OBRM-PDUKM. Për në zgjedhjet janë të shenjta dhe përveç zgjedhjeve të lira dhe demokratike gjithçka tjetër është e papranuar. Burrërore është të ballafaqohemi me realitetin”, theksoj Bogojevski.

Ai gjithashtu shtoj se mbetet e paqartë pse OBRM-PDUKM kërkon të shkoj në zgjedhje parlamentare siç kërkon Nikolla Gruevski ku me atë do të humb numër të madh të deputetëve në parlament?