(konferencë për shtyp, ora 13:30, me të dhëna nga terreni, të përpunuara deri ora 12)
Nga fillimi i votimit deri tani, janë shënuar tre raste të presionit mbi ekipet e Civilit, edhe atë në komunat Shtip, Kavadar dhe Saraj.
Një anëtar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2447/1 ka drejtuar kërcënime serioze ndaj ekipit vëzhgues të Civilit në këtë vendvotim dhe në vendvotimin 2447 në fshatin Llaskarcë, komuna Saraj. Ngjarja ka ndodhur pas orës 11. Kërcënimet janë nga një person, anëtar i këshillit zgjedhor, i cili ka qenë i revoltuar nga prania e vëzhguesve të Civilit, gjegjësisht, nga raportet e Civilit nga rrethi i parë i zgjedhjeve.
Civili ka vendosur t’i tërheqë vëzhguesit nga ky fshat, në të cilin edhe në rrethin e parë janë shënuar parregullsi zgjedhore. “Nuk besojmë se në Llaskarcë do të ketë zgjedhje të lira. U bëjmë thirrje institucioneve, sidomos Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të kontrollojë gjendjen e personave të angazhuar në organet e tyre, dhe rekomandojmë që MPB ta forcojë kontrollin në këtë pjesë të Komunës Saraj dhe të ndihmojë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa” – tha Xhabir Deralla në konferencën për shtyp në ora 13:30.
“Apelojmë deri te partitë politike menjëherë t’i ndërpresin presionet mbi qytetaret dhe qytetarët dhe menjëherë ta ndërpresin shkeljen e heshtjes zgjedhore. Heshtja zgjedhore shkelet sikur nuk ekziston ndalesë për aktivitet partiak gjatë ditës së zgjedhjeve. Kërkojmë nga strukturat partiake që administrata zgjedhore menjëherë të ndalojë me pengesat ndaj vëzhguesve të Civilit” – theksoi përfaqësuesi i Civilit – “ Ne do të reagojmë ashpër për çdo tentim për presion ndaj vëzhguesve tonë dhe jemi të vendosur të shkojmë deri në fund me betejën ligjore me dhunuesit.”
Në vendvotimin 0683 në Kavadar, një vëzhguese e Civilit është penguar gjatë hyrjes në vendvotim, me arsyetim se në autorizimin nuk ka qenë i shkruar numri i vendvotimit. Këshilli zgjedhor nuk është i autorizuar të përcaktojë kush dhe ku mundet të vëzhgojë.
Në Shtip, një polic ka tentuar ta kufizojë lirinë e lëvizjes një vëzhguesi tonë dhe me këtë ta pengojë në detyrën t tij. Polici ka vepruar sipas ligjit dhe është tërhequr para argumenteve të vëzhguesit tonë.
Si duket është moderne të jesh Civil. Kështu që, një zonje, duke u prezantuar si vëzhguese e Civilit, pa legjitimacion, këshilli zgjedhor i vendvotimit 2778, i ka lejuar të vëzhgojë, edhe pse në të njëjtin vend gjendet vëzhgues i Civilit me dokumentacion të rregullt.
Ndërkohë, nga ora 9 deri në ora 12, në Civil arritën 29 raportime për parregullsi. Në konferencën për shtyp të Civilit u prezantuan
Raportimet nga rastet e përpunuara deri më ora 12, sipas radhitjes së vendosjes në sistemin e Civilit.
Vëzhguesit e Civilit paraqitën dy raste të fotografimit të fletëvotimit deri më ora 10. Rasti i parë është në shkollën fillore “ 26 korriku”, vendvotimi 2959, në komunën Shuto Orizarë. Personi është i kapur në vepër dhe menjëherë është dërguar në polici.
Raportimi i dytë për fotografimin e fletëvotimit vjen nga komuna Kisella Vodë. Në vendvotimin 2660, në Bashkësinë Lokale Cërniçe, një person e ka fotografuar fletëvotimin, për të cilën gjë kanë reaguar vëzhguesit, dhe pas intervenimit të shpejtë të policisë, personin e kanë arrestuar.
Aktivist i një partie e ka fotografuar fletëvotimin dhe e ka publikuar në instagram.
Në vendvotimin 0310/1, Komuna Vinicë, një anëtar i këshillit zgjedhor është ngritur dhe me zë i ka sugjeruar një votuesi se për cilin të votojë.
Votim familjar është shënuar në më tepër vendvotime në komunën Studeniçan, në vendvotimet 2347?1 dhe 2345/1 në sh.f. “Naim Frashëri”. Votimi familjar dhe grupor, pa reagimin e këshillave zgjedhor vazhdon, praktikisht papenguar.
Në komunën Likovë, shënohen raste të votimit familjar dhe grupor, edhe atë në f.Likovë, VV 112/1, f. Sllupçan VV 0024 dhe në f. Hotle në VV 1119 dhe 1119/1. Në komunën Shuto Orizarë, rastet e votimit familjar dhe grupor janë të shpeshta dhe të zakonshme, pa reagim nga këshillat zgjedhorë. Në veçanti janë të shpeshta rastet e votimit familjar dhe grupor në VV në sh.f. “26 korriku” në atë komunë.
Është vërejtur edhe shkelje e heshtjes zgjedhore në komunën Probishtip. Disa vëzhgues partiakë kanë dalë para objektit të sh.f. Nikolla Karev dhe me zë të lartë i kanë ftuar kalimtarët të votojnëpër partinë e tyre, ndërsa një pjesë nga ata paraqiten me telefon dhe u bëjnë presion votuesve të dalin të votojnë dhe të votojnë për partinë e tyre.
Këshillat zgjedhorë në vendvotimet 1112 dhe 1112/1 në f. Likovë, thjeshtë, nuk përdorin UV llamba.
Në f. Sllupçan, komuna Likovë, vendvotimi 0024, vendvotimi është hapur me vonesë prej 39 minuta, për arsye se vëzhguesit e një partie kanë insistuar të rinumërohen vendvotimet para fillimit të votimit. Tre herë janë numëruar deri sa janë pajtuar se çdo gjë është në rregull.
Paraprakisht lajmëruam se vendvotimi 2433 në sh.f. “Dituria”, në komunën Saraj, ka qenë i mbyllur deri në ora 8:30.
Sipas ligjit, në këto vendvotime duhet të vazhdohet votimi për aq kohë sa ka zgjatur vonesa.