Dhunë parazgjedhore, fushatë e zezë, keqpërdorim i administratës dhe resurseve publike, keqpërdorim i fëmijëve në fushatë, gjuhë e urrejtjes, nacionalizëm dhe urrejtje fetare e shënuan fushatën zgjedhore para rrethit të parë për votim në zgjedhjet vendore.
Fushata për rrethin e dytë përveç që nuk filloi menjëherë pas rrethit të parë, së paku jo me intensitetin e pritur, sepse partitë politike pritnin rezultate nga ankesat që i dorëzuan në KSHZ, pothuajse nuk dallohej në asgjë.
Fushata duhet të mbarojë sot në mesnatë, dhe më pas fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e vendvotimeve në ora 19, të dielën.
Të dielën, më 29 tetor, të drejtë vote kanë 833.716 votues në 35 komuna.
Në Bogovinë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçisht, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Debar, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovce, Jegunovcë, Kavadar, Karbincë, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonsi Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoriçane, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë – Çeshinovë, Shtip dhe Shuto Orizarë, do të votohet për kandidatë për kryetar komune.
Kandidatët për kryetar komune të Besës dhe BDI do të ndeshen në luftën për vota në Tetovë, Zhelinë, Tearcë dhe Likovë.
LSDM dhe VMRO-DPMNE luftën e tyre për komunë plus do ta kenë në Shtip, Çeshinovë – Obleshevë, Staro Nagoriçane, Rosoman, Probishtip, Novaci, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Karbincë, Kavadar, Jegunovcë, Zërnovcë, Demr Kapi, Gratsko, Gazi Babë, Vinicë dhe Butel.
Në rrethin e dytë fitues është secili që do të fitojë së paku një votë më tepër nga kundërshtari i vet.
LSDM lufton për 22 komuna, nga të cilat në udhëheqësi në rrethin e parë është në 14, VMRO-DPMNE lufton për 19 komuna, nga të cilat ka avantazh vetëm në gjashtë. BDI lufton për 12 komuna, me avantazh në 11. Besa lufton për shtatë komuna, pa avantazh në asnjë. Aleanca për shqiptarët lufton për pesë komuna, me avantazh në një. PDSH lufton për një komunë në të cilën në rrethin e parë kandidati i tyre ishte në avantazh, ndërsa kandidatë të pavarur synojnë sy komuna.
Nëse edhe pas rrethit të dytë nga cilado arsye nuk zgjidhet kryetar komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon Qeverinë e Republikë e Maqedonisë në afat prej 15 ditë nga mbarimi i zgjedhjeve. Qeveri do të emëron kujdestar për kryerjen e punëve të kompetencës së kryetarit të komunës në afat prej 15 ditë, dhe mandej e informon kryetarin e Kuvendit, të shpall zgjedhje të reja për kryetar të asaj komune.
Sa u përket votuesve, personat e sëmurë më së voni deri më 21 tetor kishin mundësinë ta informojnë Komisionin Komunal Zgjedhor për votim në kushte shtëpiake. Personat në paraburgim shtëpiak, e të cilët dëshirojnë të votojnë, kishin mundësinë ta informojnë KKZ përmes personit të autorizuar më së voni tre ditë para ditës së përcaktuar për votim, gjegjësisht, deri më 25 tetor.
Personat e sëmurë dhe të pamundur, votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në burg ose paraburgim, votuesit të cilët në ditën e votimeve janë në paraburgim dhe personat me status të personave të shpërngulur brenda shtetit, votojnë nga ora 07:00 deri ora 19:00 të shtunën, më 28 tetor.
Më 29 tetor, me fillim në ora 7 të mëngjesit, votojnë të gjithë qytetaret dhe qytetarët tjerë në komunat në të cilat ka mbivotim. Në ora 19, vendvotimet mbyllen, ndërsa votuesit që kanë mbetur në objektin ku votohet, u mundësohet votimi.
Vendvotimet të cilat nuk do të hapen në kohë, gjegjësisht, në ato ka ndërprerje të votimit, këshillat votuese kanë të drejtë ta vazhdojnë kohën e votimit aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, gjegjësisht, vonesa. Ndërprerja e votimit mund të zgjasë jo më tepër se tre orë. Nëse zgjat më gjatë, në atë vendvotim duhet të përsëritet votimi, shtatë ditë më vonë.
Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor, bordet zgjedhore i dorëzojnë në KKZ në afat prej 5 orë pas mbarimit të votimit.
KSHZ i shpall rezultatet e para nga zgjedhjet, të fituara në mënyrë elektronike, ndërsa në afat prej 12 orëve pas mbarimit të zgjedhjeve i shpall rezultatet e fituara në bazë të të dhënave nga procesverbalet e KKZ.
Me fillimin e heshtjes zgjedhore, mesazhet deri te të gjitha palët e prekura, si dhe deri te mediat, është, të përmbahen nga të gjitha aktivitetet me qëllim të mos ndikohet në vullnetin e lirë të votuesve.
Biljana Jordanovska