Sapo të mendoj njeriu se ja fushata është kah fundi, kanë mbetur edhe disa ditë para çmendurisë zgjedhore, ku mundësitë që dikush t’u befasojë me ndonjë deklaratë ose premtim, janë reduktuar në minimum dhe përsëri shok!
Mirë de, nuk është se jemi shumë të habitur nga deklarata e Gruevskit se ata mendojnë “dhjetë vite paraprakisht”, sinqerisht, sa prej jush jeni pak të shokuar nga kjo deklaratë, duke pasur parasysh se çfarë na përgatitën prej përpara për dhjetë vitet e kaluara?
Kur kësaj deklarate të liderit, do t’i bashkohet biseda e Elvis Bajramit, kundër sloganit të LSDM, se jeta po vjen, por jeta nuk erdhi, edhe atë në komunën ku familja e tij e ka okupuar si diçka të tyren me dekada, të mos dijë njeriu të qaj apo të qesh.
Dorën në zemër, kësaj radhe, tubimi i mbrëmshëm në Shutkë, së paku sjelljen ndaj Romëve e kanë ngritur për një shkallë më lartë të piedestalit të tyre. Në vend të qëndrimit në skenë si objekt, ata u paraqitën si viktimë, viktimë e rrahur! Me një dozë të vogël të paranojës dhe histerisë, ftoi Romët që të votojnë për të, pasi që e njëjta edhe ata do t’i gjej “në rast se të tjerët vijnë në pushtet”.
Seriozisht? Prit pak… Çfarë bëjmë me faktin se me vite na kanë “tërhequr për veshi”, kujtohet për ata vetëm gjatë zgjedhjeve dhe i ka shfrytëzuar, dhe për fat të keq, ende i shfrytëzon veçanërisht për punë të “pista, maxhuphane”?
Edhe pas gjashtëmbëdhjetë ditëve nga fushata parazgjedhore, sinqerisht nuk e kam të qartë çfarë bëjnë partitë nga blloku shqiptar, s’është se nuk tentoj t’i kuptoj. Deri dje “partnerë në kriminalitet” me kundërshtarë të ashpër, njëri fundoset, ndërsa tjetri mbahet për kashtën e ashtuquajtur – trupi votues shqiptarë.
BDI e akuzon BESË-n për koalicionim me OBRM. Kandidatja e LSDM në Haraçinë, “nuseto” e cila do të sjell jetë për të gjithë, para votuesve të saj potencial – Shqiptarë, u drejtua në gjuhën maqedonase, në shpirtin e dygjuhësisë de! Jo që dikush nuk do ta kuptoj, por shumë më intereson qëllimi!
Pyetem, a nuk ju vije pak turp të premtojnë realizim të programit veçse të premtuar, nga disa kryetar të caktuar, të cilët me gisht nuk kanë lëvizur në mandatin paraprak? Si për shembull Fatmir Dehari, i cili dje morri përkrahjen e Ahmetit në Kërçovë.
Kryeministri Zaev, sikur e harroi udhëheqjen shumëvjeçare në komunën e tij. Ai para banorëve të Strumicës tha se ka mbaruar koha kur pushteti qendrorë, ishte njerkë për Strumicën. Nuk e di për ju, por unë u mbyta… Kush është këtu i marrë?
Këtu përafërsisht, do të largohem nga rubrika e përqëndruar për fushatën parazgjedhore, pasi që ditët po afrohen dhe rendi po më kalon. Por me shumë dëshirë ju paraqes shqyrtimet e kolegeve dhe kolegëve të mi ditëve në vijim, deri në heshtjen parazgjedhore.
Ju dëshiroj më pak befasi, më pak premtime boshe dhe më shumë projekte të realizuara. Proces zgjedhorë të qetë dhe shpresë që në ndonjë prej zgjedhje të ardhshme, por jo në një të ardhme të largët, të fitojnë qytetarët e këtij vendi. Të gjithë deri në një!
Maja Ivanovska
Tags;