(nga ditari i Civil-ëve: 5 tetor, viti 2017)
Jeta e re dhe epoka e re e kaluan ditën e njëmbëdhjetë nga vallëzimi i tyre i ngathët në skenën e pistë. “Varëset” e tyre tingëllonin në rripat e liderëve të mëdhenj dhe sherifëve lokal, të ngecur në kornizat e kuqërremta që ua vendosën p-r mjeshtërit.
Ditën e njëmbëdhjetë nga fushata parazgjedhore ( 5 shtator) e shënoi edhe një dhunë, truqe të pista dhe shumë gënjeshtra të ëmbla të shprehura nga folësit partiak. Pse gënjeshtra? Eh, edhe nëse e shoh atë që e premtojnë, do t’i fërkoj sytë me mosbesim!
Këtë ditë, në gjysmë të rrugës së fushatës parazgjedhore (sipas lejes ligjore) deri në ditën e zgjedhjeve, e shënoi vdekja e njërit nga kandidatët për kryetar komune të Komunës Kërçovë, Alit Abazi, i goditur me armë zjarri më 27 shtator, në rrugë, në mes të ditës. Hetimet akoma nuk i tregojnë motivet, edhe pse sulmuesi pas të shtënave nuk është fshehur, por është ulur të pijë kafe në një lokal të njohur. Mirëpo, pavarësisht nga motivet, kjo ngjarje duhej ta zgjon opinioni, por edhe institucionet. Në vend të kësaj, kishim ende sulme, duke e përfshirë edhe tentimi të spërkaten me sprej pjesëmarrësit e tubimit të VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, në të cilin mori pjesë edhe udhëheqësi i kësaj partie. Përveç reagimit të shpejtë të policisë e cila e parandaloi këtë sulm, nuk vërejtëm ndonjë reagim tjetre të veçantë. Megjithatë, VMRO-DPMNE shpejtoi me demantimin e Civilit dhe ta sulmojë ashpër, me kërcënim se do ta diskreditojë para “donatorëve ndërkombëtarë”, siç thonë në kumtesën e tyre të ashpër. Ne u përgjigjëm. Me energji pozitive, me notë konstruktive për të cilën Gruevski tha se nuk do ta praktikojnë.
LSDM e ndjek karvanin e vet politik, në të cilin ka pak zbavitëse, pak popullore, me folës kryesisht mashkullor, të cilët flasin për çlirimin, për krimin e pushtetmbajtësve të mëparshëm, dhe për bukuritë të cilat do ti shijojnë qytetaret dhe qytetarët me pushtetin e ri. Kësaj here, në Tetovë, ku një numër i madh i Shqiptareve dhe Shqiptarëve votuan për LSDM në zgjedhjet parlamentare dhe me këtë shkruan faqen e re në historinë politike të Maqedonisë – për herë të parë, votuesit votuan jashtë kampusit të tyre etnik. Shqiptarët, të dëshpëruar dhe të mllefosur nga BDI dhe Ali Shmeti, partnerin shumëvjeçar të Gruevskit, votuan për LSDM.
Mirëpo, LSDM tani sikur paguan ndonjë borxh. Vallë kalkulanti politik i heshtur, flokëbardhë i cili përjetoi shumë afera politike dhe kriminele, ka bë “pazarllëk” për kthimin e votuesve të cilët i humbi sipas meritës?
Zoran Zaev, kryeministri dhe lideri i LSDM, pati shëtitje të lezetshme nëpër tetove, bashkë me prefekten Teuta Arifi, intelektualen e njohur për qëndrimet e saja të pavarura dhe mosmarrëveshjet e shpeshta me kameleonin politik Ahmeti. E vizituan gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” dhe premtuan ndërtimin e objektit qendror shkollor. Ja, operacioni ndërtimor i prolonguar një kohë të gjatë, për shkak të injorimit nga kryeministri i mëparshëm, do të realizohet. Hm…
Njëkohësisht, Ministri Dragan Tevdovski në Shtip i shqyrtoi çështjet e hapura për biznesin në Shtip dhe për faktin se me rebalancin e buxhetit parashikohet “ shumë serioze e parave që janë të buxhetuara që tu jepet mbështetje ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.
Më korrigjoni nëse gaboj, por më imponohet pyetja nëse kjo është marketing parazgjedhor delikat, por jo edhe aq delikat, me shije të keqpërdorimit? Ia parashtrova këtë pyetje me shkrim, një anëtares të bordit të ekspertëve të Civilit. U përgjigj me një “smiley” dhe me fjalët: “Pra, përfundimisht është përzierje e qeverisë në fushatë parazgjedhore nga partia qeverisëse. Mirëpo, sipas intensitetit të përzierjes, shija e keqpërdorimit është ende e ëmbël, dhe jo i hidhur.”
Me të vërtetë, çdo gjë që pamë në kohën e Gruevskit, nga Pusteci, deri te rrahjet, arrestimet dhe keqpërdorimet e rënda dhe veprat kriminele, kjo duket si kollitje e maces. Por, nuk do të thotë se duhet të kalojë pa vërejtje dhe kritika.
Fushatën e Gruevskit po e kaplon rryma e fuqishme për reforma në partinë të cilën ai e mban në kthetrat e tij për më shumë se një dekadë. Veteranët e partisë dolën me mbështetje publike të Reformistëve dhe kërkuan dorëheqje nga ai. Sistemi juridik dhe drejtësia partiake sikur janë në garë. Duke e marrë parasysh korrupsionin gjyqeve, të cilët me këmbëngulje e komplikojnë dhe e pengojnë punën e PSP-së heroike, duket se drejtësia partiake do ta kap Gruevskin para ligjit.
Sidoqoftë, në këtë periudhë të shkurtë dhe shikim jo të plotë mbi ditën e njëmbëdhjetë të fushatës parazgjedhore, mbeten më tepër pyetje pa përgjigje, nga ato me përgjigje. Mbetet në ajër pyetja për Listën e votuesve dhe funksionimi i KSHZ në ditën e votimeve, si dhe shumë çka. Mbeten të hapura pyetjet për presionet politike dhe veprimeve korruptuese të partive. Pyetjet se si sillen ushtarët partiak në terren, larg syve të opinionit dhe mediave – të cilat – të paftuara pësojnë nga “efekti i lulediellit”…
Në ndonjë rast tjetër, do të merremi me çështjen se sa radikalizmi fetar do ta z[vendësojë atë etnik, dhe cilën nga këto do të ishte mirë ta parandalonte shoqëria dhe shteti…
Dhe, patjetër, në pritje të të gjitha veprimeve të dhunshme të cilat, ja, do ti heshtim, sepse liria, a po jo, erdhi, dhe mund të gëlltisim edhe ndonjë vrasje dhe kokë të thyer.
Dhe, për fund…
Çfarë ofruan partitë? Shije jo aq të mprehtë të fushatave jo-inventive dhe paraqitje totalisht jo-origjinale të pretenduesve për karriget lokale…Milionë refugjatë që cilët vetëm sa nuk e kanë kapluar Maqedoninë, nacional-shovinizëm, liri, jetë e re dhe premtime nga fletorja e “hausmajsorit” mesatar. Dhe shumë burra dhe burreca në skenë, derisa gratë, duartrokasin. Si amvise të vyeshme!
Xhabir Deralla
[divide]
Për çdo ditë, anëtarët e Trupit Koordinues për Zgjedhje dhe i Redaksisë së CIVIL Media, bëjnë shqyrtimin e fushatës parazgjedhore, nga aspekti personal, autorial, me çfarë kontribuojnë për një këndvështrim kritik, dhe ndryshe, për realitetin parazgjedhor. Këto janë tekste që nxisin mendimin dhe diskutimin me fakte, argumente dhe qëndrime të pavarura.