Bartësi i listës së këshilltarëve të pavarur në Kërçovë, Alit Abazi, i cili u godit me armë zjarri më 27 shtator në incident të armatosur në Kërçovë, sot në mëngjes ndërroi jetë në klinikat e Shkupit, si pasojë e lëndimeve.
Nga Klinikat Kirurgjike informojnë se edhe përskaj të gjitha orvatjeve të ekipit mjekësor, Abazi ka vdekur në ora 4 të mëngjesit.
Në incidentin, përveç tij, u plagosën edhe shefi i shtabit të tij zgjedhor Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi, të cilët gjenden në spital.
Abazi u operua në ditën pas ngjarjes dhe deri para disa ditësh ishte në gjendje stabile.
Prokurori Publik Ahmed Ahmedi, për CIVIL Media tha se hetimet vazhdojnë, dhe se është herët të flitet për motivet. I dyshuari gjendet në paraburgim. Dy të lënduarit mbi të cilët është shtënë pas shpine, janë jashtë rrezikut jetësor, ndërsa kalimtari i rastit, përndryshe gazetar, i cili është lënduar gjatë të shtënave, është lëshuar në mjekim shtëpiak.