• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Fëmijët të mos keqpërdoren për qëllime partiake – politike!

October 5, 2017
in POLITIKË
Fëmijët të mos keqpërdoren për qëllime partiake – politike!
Share on FacebookShare on Twitter

“ Me brengosje konstatojmë se përskaj apelimeve tona deri te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, të përmbahen nga përfshirja e fëmijëve në fushatë, megjithatë ka raste të keqpërdorimit për qëllime partiake -politike”, tha zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, duke i komentuar për CIVIL Media ngjarjet e fundit me keqpërdorime të fëmijëve në këtë fushatë për zgjedhjet lokale.

“ Është dëshpërues fakti edhe nga ajo që e shohim nëpër mediat. Edhe prindërit sikur krenohen, duke dalë bashkë me fëmijët, pavarësisht nga mosha e tyre, në tubimet dhe takimet me përfaqësuesit kandidatë për kryetarë. Nga këtu, si organ përkatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, u bëjmë thirrje prindërve dhe partive politike dhe pjesëmarrësve tjerë, të përmbahen, të mos lejojnë të kyçen fëmijët në fushatë, gjegjësisht, fëmijët të mos shfrytëzohen në spote komerciale politike, billborde ose në tubimet si pjesëmarrës në procesin zgjedhor”, është kategorike Bajramovska Mustafa.

Siç thotë ajo, përfshirja e fëmijëve në fushata politike është në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, e cila obligon që  fëmijët të jenë të mbrojtur nga të gjitha llojet e keqpërdorimeve dhe manipulimeve. Ajo i referohet edhe Deklaratës për mbrojtjen e fëmijës nga manipulimi politik, igjit për mbrojtje të fëmijëve, Ligjit për shkollë fillore dhe të mesme, me të cilat ndalohet organizimi, veprimi dhe keqpërdorimi politik i fëmijëve.

Si organ i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, zyrat e Avokatit të Popullit, thotë Bajramovska Mustafa, do të vazhdojnë me përcjelljen e ngjarjeve. “ U rekomandojmë edhe mediave të mos pranojmë, dhe as të mos emitojnë programe politike, mesazhe, nëse përmes tyre keqpërdoren fëmijët për qëllime politike”, porosit Avokatja e Popullit.

Në pajtim me Ligjin për Familje dhe për Ligjin për mbrojtje sociale, sipas saj, qendrave për punë sociale u jepen kompetenca të mëdha, të cilat duhet të intervenojnë urgjentisht, kur të vërejnë se ka keqpërdorime të fëmijëve.

“Sepse masa më e ashpër e cila mund të ndodh në këto raste, duke e pasur parasysh interesin më të mirë për fëmijët, është të dorëzohet kërkesë për marrjen e të drejtës së prindërve. Ne nuk jemi për këtë, fëmijët të mos jenë të informuar. Por, kjo duhet të jetë në mënyrë tjetër, dhe jo me përfshirje dhe në një mënyrë bartjen e qëndrimeve të prindërve mbi fëmijët, që është në kundërshtim me çdo gjë që është e mirë për fëmijët”, përfundon Avokatja e Popullit Bajramovska Mustafa.

Monika Taleska

Tags: Avokati i Popullitfushatë zgjedhoreKeqpërdorimi i fëmijëveKonventa për Mbrojtjen e FëmijëvePartiqëllime politikeqendra për punë socialeVaska Bajramovska Mustafazgjedhje vendore
Next Post

Gruevski do të jetë personi më i vetmuar në planetin Tokë

VMRO-DPMNE i mohon dhe i dënon ashpër akuzat e Civilit

VMRO-DPMNE i mohon dhe i dënon ashpër akuzat e Civilit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom