Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, u bëri thirrje institucioneve të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira në Maqedoni.
Kjo thirrje vjen pas disa incidenteve në fushatën për zgjedhjet vendore, mes të cilave edhe sulmi i djeshëm mbi kryetarin aktual të Komunës Shuto Orizarë, dhe kandidatit për mandat të ri, Elvis Bajram.
“Para zgjedhjeve lokale në vend, i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të veprojnë me përgjegjësi. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sigurojnë kushte për proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent, që do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike të lirshëm”, porositi Kocijançiç.