“Civili blen provokatorë për 100 dollarë!” – kështu vetëm para disa muajve një gazetë ditore e përshkruajti thirrjen e Civilit për gazetarë qytetarë.
Projekti #ObjektiviQytetar, të cilin Civili e zbaton dy vite me radhë, sipas kësaj gazete ditore “nxit qytetarët të provokojnë kundërshtarë politikë dhe t’i regjistrojnë me telefon derisa i provokojnë, për të cilën gjë do të fitojnë kompensim prej 100 dollarë për regjistrim”.
Në tekstin e botuar në këtë gazetë ditore, janë paraqitur gënjeshtra të panumërta dhe manipulime pretencioze që nxisin urrejtje dhe mesazhe nacionaliste të tipit “Shqiptarët nga Civili i nxisin Maqedonasit njërin kundlr tjetrit!”.
Ende pritet tekst i ngjashëm ose i njëjtë nga “gazeta që kupton e para” për miqët e tyre të vegjël të mediave, të cilët gjatë muajve të kaluar zbatojnë aksione të njëjta sipas modelit të projektit të Civilit, i cili për dy vite me radhë funksionon shkëlqyeshëm, duke u lënë hapësirë qytetareve dhe qytetarëve që vetë ti detektojnë problemet dhe t’i botojnë në ueb faqet tona.
Një nga televizionet ka edhe thirrje në të cilën qëndron: “Nëse jeni dëshmitarë të ndonjë ngjarjeje dhe dëshironi ta publikoni lajmin ( fotografi ose video) ne jemi këtu për ju. Na kontaktoni nëse keni pyetje për të cilat nuk mund të gjeni përgjigje. Televizioni hulumton për ju. Paraqitni korrupsion, parregullsi, na dërgoni dëshmi. Televizioni është në shërbim të qytetarëve. Të gjitha paraqitjet mbeten anonime. Ato material që do të publikohen, të njëjtat do të shpërblehen me 20 euro për fotografi dhe 50 euro për video”. Televizioni tjetër sot transmetoi artikull për gazetarët qytetarë në emisionin e mëngjesit, por ende nuk i informoi qytetarët se si ( dhe nga) I shpërblen gazetarët qytetarë të vet. Megjithatë, këto hulumtime për këto informata do ti lëmë për ata që kuptojnë të parët, me shpresë se nuk do të botojnë të fundit.
Civili është krenar me gazetaret dhe gazetarët e vet të cilët gjatë dy viteve të kaluara perms tregimeve të tyre kanë ndikuar drejtpërsëdrejti mbi ndryshimet në shoqëri. Njëkohësisht, i inkurajojmë qytetaret dhe qytetarët të na dërgojnë fotografi dhe video material të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, keqpërdorime dhe parregullsi zgjedhore.
Jemi krenarë që jemi paralajmërues të vales së re mediatike të cilën, si duket, e pranojnë të gjitha mediat në vend.
Maja Ivanovska