Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediumeve pjesa më e madhe e mediumeve maqedonase po në etër rrezatojnë realitet të shtrembër apo iluzion – pohon ekspertja juridike, avokatja Sandra Gavrillovska për CIVIL-in.
Gavrillovska është ajo që ka marrë pjesë në disa procese gjyqësore lidhur me gazetarë, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediumeve na u përgjigj se çfarë mendon për lirinë e mediumeve te ne. Sipas saj, në Maqedoni mediumet në mënyrë të rreptë kontrollohen nga pushteti për shkak të krizës politike momentale.
Një nga arsyet për krizën politike më serioze në të cilën po gjendet Maqedonia (që prej vitit 2001 e këtej) është pikërisht mostransparenca dhe korrupsioni, gjegjësisht informimi mediumor rreptësisht i kontrolluar nga ana e partia politike në pushtet (lexo: shteti) – deklaroi Gavrillovska.
Gavrillovska ka përvojë shumëvjeçare dhe kontakt me njerëz të hapësirës mediumore dhe me raste të këtilla. Në pyetjen se a është përmirësuar po përkeqësuar gjendja në raport me të kaluarën, ajo thotë:
Në kushte të sundimit autokratik dhe rreptësisht partiak, në Maqedoni, tashmë qe një kohë të gjatë nuk mund të flitet për mediume të lira e objektive, e as për informim mediumore të lirë, objektiv e të pavarur. Rrezikimi i vazhdueshëm i lirisë së mediumeve pa dyshim se ndikon në ambientin e gjithëmbarshëm demokratik në të cilin gjendet Maqedonia. Së këndejmi, liria e mediumeve apo, në rastin tonë, çlirimi i mediumeve nga shtrëngimet dhe kontrollimi nga pushteti është parakusht shumë domethënës për kthimin e vlerave demokratike dhe përfundimish për dalje nga kriza politike.