Në panel-diskutimin e djeshëm me temë: “Pluralizmi dhe kriza politike”, në organizim të CIVIL – Qendra për Liri, E. S. ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë – dr. Kristine D. Althauzer shprehu dyshim se zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor.
“Marrëveshja e Përzhinës është aktive (e gjallë) dhe disa pjesë tashmë janë zbatuar. Shumë të tjera janë ende në proces e sipër. Askush nuk e di se a do të ketë zgjedhje më 5 qershor”, deklaroi Althauzer, që e transmetuan shumë mediume maqedonase.
Në panel-diskutimin e djeshën edhe përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabir Deralla, deklaroi se për t’u mbajtur zgjedhjet nuk është kyçe data, po përmbushja e të gjitha parakushteve për të siguruar zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Pas dy deklaratave, vijoi edhe komunikata e sotme e :
“500 votues më tepër ndoshta mund të jetë gabim institucional, por 500.000 më tepër është vjedhje institucionale dhe politike”, konsideron. “Rezultatet e kryqëzimit të analizave prej bazave të ndryshme institucionale dhe nga Lista Zgjedhore menjëherë i vëërtetuan të gjitha dyshimet e deritanishme të paralajmëruara nga Partia Liberale dhe të gjitha partitë opozitare për kredibilitetin e proceseve zgjedhore deri më tani dhe për legjitimitetin për pushtetin ligjvënës dhe ekzekutiv, veçanërisht prej vitit 2014”, thuhet në komunikatën e PL-së.
LP-ja e ndëshkon vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Procedura dhe vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave të Ligjit për Amnisti, me ç’gjë janë kthyer autorizimet e pavarura të Kryetarit të Republikës për ndërprerje të procedurës kundër personave të gjykuar për pedofili, përdhunim, por edhe krim zgjedhor është e turpshme dhe indikative. Gjykimi i procedurës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese është unanim, por vetëm në radhët e opozitës, po jo edhe në opinionin publik të gjerë qytetar, joqeveritar e evropian.”
Me këtë komunikatë, PL-ja e ndan qëndrimin e CIVIL-it se kushtet për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor nuk janë përmbushur dhe se institucionet e partitë duhet të fokusohen në pastrimin e Listës Zgjedhore, sigurimin e hapësirës së lirë mediumore, si dhe dhënia e përkrahjes e mundësisë së tërësishme të PPS-së për ta kryer punën e vet.
Marija Tegovska