Kategoritë

Ambasadorja Althauzer: Zgjedhjet janë thjesht një nga hapat e shumtë për t’u kthyer në perspektivën e BE-së

E.S. Ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë, dr. Kristine D. Althauzer me fjalim hyrës e hapi panel-diskutimin ekspertor me temë “Pluralizmi dhe kriza politike” në organizim të CIVIL – Qendra për Liri më 17 mars 2016.Ju falemnderit shumë që më ftuat për t’ju folur për një temë shumë të nxehtë. Unë me të vërtetë e përshëndes ngjarjen e sotme.

Kërkuat disa vërejtje hyrëse në lidhje me një temë shumë të gjerë. Do të keni tri runde çështjesh/temash – për gjendjen e përgjithshme, për Marrëveshjen e Përthinës dhe për pengesat kyçe. Agjendë e gjerë, me të vërtetë.

[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=eCRs85R8D94[/youtube]

Më lejoni të filloj me fjalët se po më pëlqen emri i organizatës suaj: CIVIL. Baza latine e CIVIL-it vjen prej fjalës “civis” – shtetas – gjegjësisht persona që marrin pjesë në procesin politik, që debatojnë dhe i mbrojnë të drejtat e veta si qytetarë. Dallimi në gjuhën frënge ndërmjet “citoyen” dhe burokracisë është kuptimi i fjalës: burokracia ndoshta ka disa të drejta në aspekt të posedimit të pronësisë, por (citoyen) – qytetari, në fakt, angazhohet për pjesëmarrje dhe për barazi, liri dhe solidaritet.

E.S. Ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë, dr. Kristine Althauzer

E.S. Ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë, dr. Kristine Althauzer

Pluralizmi i qëndrimeve dhe mendimeve është çelësi për demokraci të gjallë. Thjesht nëpërmjet konkurrencës së koncepteve mund të gjendet i vërteti. Qëndrimet kundërshtuese nuk janë kërcënim, por duhet parë si ftesë për debat dhe shkëmbim. Shoqëria qytetare piktoreske është gjeneratori vendimtar për shoqërinë si tërësi dhe veçanërisht për sistemin politik.

Shoqëria qytetare është koncept i pranuar gjithandej, siç munda të dëshmoj nga aspekti i pjesëmarrësit në shumë ngjarje. Ajo që mungon është lidhja ndërmjet shumë ideve të mira, që u artikuluan dhe zbatimit të tyre. Ju nxis të jepni përpjepje maksimale në kërkimin e përgjegjësisë prej rajonit apo qytetit tuaj.

Marrëveshja e Përzhinës është aktiv (i gjallë), kurse disa pjesë tashmë janë zbatuar. Shumë të tjera ende janë në rrjedhë. Askush nuk e di se a do të ketë zgjedhje më 5 qershor. Në këtë datë është datëlindja e Igor Stravinskit. Për çdo rast, ky fakt është i sigurt.

Shakatë anash, zgjedhjet nuk nënkuptojnë fund të një procesi. Zgjedhjet janë thjesht një nga hapat e shumtë që Maqedonia duhet t‘i ndërmarrë dhe ta kthejë perspektivën euro-atlantike.

Çdo qeveri që do të krijohet pas zgjedhjeve do të thirret në përgjegjësi sa u përket politikave euro-atlantike, në bazë të detyrimeve të parapara në marrëveshje. Ato përfshijnë reforma urgjente prioritare, Raporti i Pribesë dhe rekomandimet e përfshira në raportet e përparimit.

Detyrimet afatshkurtra janë pastrimi i Listës Zgjedhore, raportim i balancuar mediumor dhe ndarje të partisë nga shteti – që do të nënkuptonte fund të frikësimit të votuesve nga nëpunës publikë e shtetërorë. Këto detyrime do të jenë kyçe të paktën për t’i tejkaluar pengesat për zgjedhje të besueshme. Disa prej hapave janë ndërmarrë, por përparimi i mëtejmë në të gjitha tri fushat është me rëndësi të madhe për t’u dhënë mundësi të barabartë dhe të drejtë të gjitha partive politike në zgjedhje.

Një hap shumë pozitiv ishte kritikimi që qytetarët e drejtuan kah Lista Zgjedhore. Qytetarët tani kanë detyrim të ndërlidhen në ankesat e tyre dhe të sigurojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të veprojë sipas vullnetit të tyre. Shpresoj se aktivizmi i tanishëm do të ruhet dhe do të bëhet përzierje më e fortë e qytetarëve në fushat tjera politike.

Ambasada gjermane me krenari jep përkrahje për projektin “Zgjedhje të lira për qytetare e qytetarë të lirë”, projet që e ngriti vetëdijen publike për problemet në nivel nacional dhe krijoi kushte për t’u dëgjuar zëri i qytetarit.

Në anën tjetër, projekti “Përpara” mundëson vëzhgim afatgjatë dhe ndjekje të zgjedhjeve, arsimimin qytetar dhe mobilizim të qytetarëve dhe ngritje të vetëdijes.

Vazhdoni me punën e mirë dhe ju dëshiroj sukses në udhëheqjen e projektit.