Me iniciativë të disa aktivistëve të shoqërisë civile, u formua një platformë vullnetare dhe joformale “Speciale për PSP-në”, për mbështetjen e institucionit të Prokurorit Special Publik, për të cilin qytetarët besojnë se do të jenë në gjendje për të rivendosur dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në Republikën e Maqedonisë.
Prokurori Special Publik nga vetë formimi përballohet me ndërhyrje të vazhdueshme në punën e tij. Pavarësisht nga dy akuzat penale të ngritura kundër PSP-së, me të njëjtën arsye për gjoja shkelje gjatë kryerjes të detyrës zyrtare, prokurorët nga ekipi i Katica Janevës vazhdojnë me shqyrtimin e rastit të “Puç” dhe Neshkovski, familjet e të pandehurve të rastit “Monstra” dhe avokatët e tyre ishin ftuar në takim me prokuroren speciale publike, ndërsa ende pritet vendimi për rishikimin nga ana e PSP-së të rasteve ”Sopot”, “Lagjja e Trimave” (“Divo Naselje”) dhe “Rover”.
”Speciale për PSP-në “është një grup i pavarur i përbërë nga qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët si bartës i sovranitetit të shtetit, janë të parët të thirrur për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Si qytetarë të shqetësuar, mendonim se vendosja e një platforme, në momente kur ky institucion i rëndësishëm pengohet për të kryer punën e tij, është e domosdoshme. Punojmë për të fituar mbështetjen e shumë figurave publike, OJQ-ve, aktivistëve dhe qytetarëve në përgjithësi që janë të shqetësuar për ardhmërinë e tyre. Momentalisht, ndaj këtij institucioni është iniciuar luftl speciale”, informojnë nismëtarët e “Speciale për PSP-në”.
Ata, gjithashtu paralajmërojnë ngjarje, reagime dhe lobim, dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë për punën dhe funksionimin e institucionit të PSP-së. Në këtë mënyrë, do të përpiqen të luftonë kundër të gjitha pengesave për funksionimin normal të Prokurorisë Speciale.