Në konferencën e sotme për shtyp Avokati i Popullit Ixhet Memeti i thirri qytetaret e qytetarët e Republikës së Maqedonisë të guxojnë, të mos heshtin dhe pa hamendje të paraqesin çfarëdo forme të shtypjes, shkeljes të të drejtave të tyre votuese dhe në atë mënyrë t’i kontribuojnë demokratizmit të procesit zgjedhor.
Në vigjilje të zgjedhje të parakohshme parlamentare Avokati i Popullit i përkujtoi qytetarët se ata vendosin se çfarë do të kemi dhe se askush në emrin e tyre, përmes kërcënimesh, shtypjesh e frikësimesh, nuk guxon të vendosë.
Përveç kësaj, ai adresoi kritikë të ashpër, po edhe thirrje deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Ministria e Punëve të Brendshme e deri te institucionet e tjera kompetente, të kontribuojnë për parandalimin e të gjitha parregullsitë zgjedhore. Memeti drejtoi apel deri te KShZ-ja që të mos e ndërlikojë procesin e votimit për personat e pafuqishëm e të sëmurë dhe në këtë mënyrë t’i diskriminojë.
Në pyetjen e gazetarit se mos vallë është shumë herët të mbahet konferencë për shtyp nga Avokati i Popullit lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, z. Memeti u përgjigj:
“Konferenca për shtyp nuk është e përshpejtuar, po në kohë, sepse Avokati i Popullit ka arritur sukses t’u ndihmojë qytetarëve vetëm në ditën e zgjedhjeve. Konsiderojmë se ajo nuk është e mjaftueshme, për shkak se ruajtja e të drejtës së votës duhet të jetë e vazhdueshme. Ju jeni të vetëdijshëm se në Maqedoni shumë është problematike Lista Zgjedhore. Atë listë e presim 20-30 ditë, siç është përmes ligjit, të azhurnohet. Mirëpo, pikërisht për atë edhe mbahet kjo konferencë për shtyp me kohë, të përkujtohen qytetarët dhe të denoncohen institucionet. Po qe se ka listë zgjedhore kredibile, gjithsecili do të mund në mënyrë të besueshme ta realizojë të drejtën e votës. Po qe se nuk kemi – nuk do të kemi as zgjedhje kredibile. Në anën tjetër, synimi i kësaj konference për shtyp është të përkujtohen udhëheqësit në institucione në aspektin e frikësimin të administratës publike. As le të mos mendojnë për të, sepse edhe më ashpër do të reagojmë nëse vijmë në konstatime të tilla dhe, gjithsesi, të nxiten qytetarët që të mos e presin ditën e zgjedhjeve.”
Në pyetjen e gazetarit se vallë në zgjedhjet e mëparshme ka pasur parashtresa për frikësim e shtypje, Avokati i Popullit u përgjigj pozitivisht, duke apostrofuar zgjedhjet e fundit, kur kanë pranuar numrin më të madh të parashtresave prej qytetarëve, por të gjithë ato në ditën e zgjedhjeve. Atëbotë janë konstatuar parregullsi kyçe në atë proces zgjedhor:
“Unë konstatova punë shumë të keqe e joprofesionale të KShZ-së dhe të MPB-së. I kritikoj publikisht. Nuk mundet MPB-ja ta ndryshojnë listën zgjedhore kur t’u teket, se çfarë ndodhte në zgjedhjet e fundit, e KShZ-ja të rrijë me duar të lidhura. Ndërkaq, kryetari i KShZ-së ta kritikojë Avokatin e Popullit dhe të përpiqet në mënyrë të duhur ta përmirësojë – se nuk është KShZ-ja ai që duhet ta rregullojë listën, po MPB-ja. Atë mund t’ia tregojë dikujt tjetër. Shikoni, në zgjedhjet e fundit KShZ-ja u shndërrua në servis të MPB-së dhe pikë. E ndryshimet, fshirjet e futjet, sipas ligjit, edhe atëherë edhe tash mundet (ta bëjë në Listë – shënimi ynë) vetëm KShZ-ja dhe askush tjetër.”
Avokati i Popullit paralajmëroi se, po qe se ka nevojë, çdo ditë do të mbajë konferenca për shtyp, duke i pasur parasysh situatën dhe eskalimet, të cilat mund të ngjajnë në periudhën parazgjedhore. E apostrofoi shembullin me këshillat zgjedhorë dhe tashmë luftën e fituar ndërmjet opozitës e pozitës për to dhe me cilat propozime do të shkohet deri te KShZ-ja, duke e pasur parasysh atë se këshillat zgjedhorë përbëhen nga administrata publike.
CIVIL – Qendra për Liri e përshëndet këtë vendim të Avokatit të Popullit dhe i arsyeton vërejtjet e tij në kontekstin zgjedhor.
Përvojat zgjedhore të CIVIL-it i pohojnë të gjitha parregullsitë e kritikat që sot i adresoi Avokati i Popullit. CIVIL-i zbuloi një numër të madh mashtrimesh zgjedhore në raportet “Beteja e paskrupullt për pushtet” në vitin 2013 dhe “Demokracia e diskualifikuar” në vitin 2014, pas së cilave pasuan një numër i madh analizash e rekomandimesh për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe proceset socio-politike, ndër të cilat mund t’i përzgjedhim rekomandimet e fundit të CIVIL-it prej 10 janarit të këtij viti, që në të njëjtën kohë u adresuan edhe te bashkësia ndërkombëtare.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi