• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Lorik Idrizi: Dezinformimi dhe narrativa malinje pengojnë integrimin euro-atlantik, ndërsa edukimi i të rinjve është çelësi për demokracinë

December 27, 2025
in BALLINA, INTERVISTË, LAJME
Lorik Idrizi: Dezinformimi dhe narrativa malinje pengojnë integrimin euro-atlantik, ndërsa edukimi i të rinjve është çelësi për demokracinë
Share on FacebookShare on Twitter

Përcaktimi gjeostrategjik i shtetit tonë të Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë euro-atlantik, gjysma e punës u bë me NATO ndërsa gjysma e punës vazhdon. Edhe në pikën kritike kur ishte Maqedonia para integrimit në NATO, dhe këto lloj ndikimesh ishin shumë të zëshme dhe shumë destruktive. Ndonjëherë janë edhe fshehura, në narrativa të fshehura por ndonjëherë shpërfaqen edhe me zë edhe figurë. Efekti final i këtyre narrativave është të pengojnë vendin në një integrim të plotë në BE, thotë Lorik Idrizi, drejtor i Programit në insitutin BIRC, në intervistë për CivilMedia.  

CIVIL: Si i vlerësoni narrativat që vijnë nga jashtë, narrativat shqetësuese dhe të dëmshme të dezinformimit dhe propagandës kohët e fundit në vendin tonë? 

IDRIZI: Në fakt ato janë shumë shqetësuese dhe përbejnë një rrezik për esencën e demokracisë në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm ruse por edhe ndikime iraniane dhe kineze njihen ndryshe me konceptin e ndikimeve malinje. Sepse përcaktimi gjeostrategjik i shtetit tonë të Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë euro-atlantik, gjysma e punës u bë me NATO ndërsa gjysma e punës vazhdon. Edhe në pikën kritike kur ishte Maqedonia para integrimit në NATO, dhe këto lloj ndikimesh ishin shumë të zëshme dhe shumë destruktive. Ndonjëherë janë edhe fshehura, në narrativa të fshehura por ndonjëherë shpërfaqen edhe me zë edhe figurë. Efekti final i këtyre narrativave është të pengojnë vendin në një integrim të plotë në BE.  

Shpesh  këto narrative krijojnë edhe euro skepticizëm duke e shpërfaqur Evropën si një aleancë demonizuese edhe me tipare tjera që tentojnë të krijojnë një imazh demonizues për Evropën, dhe me këto narracione ata arrijnë ta demonizojnë në një masë të caktuar dimensionin evropian, dhe kështu pengojnë këtë rrugëtim sublim të Maqedonisë së Veriut në integrimin e plotë në BE. 

Ne kemi pasur disa projekte lidhur me këto çështje, projekti i fundit rajonal i cili ka qenë i realizuar nga instituti BIRC bashkë me një organizatë nga Mali i Zi, OJQ Glas dhe CFID nga Kosova. Kemi pasur projektin “Kyçja e të rinjve për evropianizimin e Ballkanit. Shpesh herë këto narracione tentojnë ta paraqesin Evropën si abstraksion si diçka që është shumë e vështirë burokratike për t’u realizuar. Gjatë projektit kemi arritur të demistifikojmë se Evropa sidomos për të rinjtë është edhe përfitim i përditshëm. Shumë të rinj kanë dalë kanë fol se Evropa për ata nënkupton më shumë fusha basketbolli më shumë arsim cilësor qasje dhe shëndetësi më efikase. 

Ky lloj narracioni nuk është ndonjëherë vetë demonizues por tenton të krijojë abstraksion dhe simulim për punën e Evropës duke e zhvendos nga përfitimet e përditshme. 

Ndonjëherë nuk mjafton vetëm fakt çeking për të treguar se këto media jo profesionale shfrytëzohen për të pasur ndikime destruktive nga vendet që i përmenda, por është mirë të krijohet kundër narracion, të jetë narracioni konstruktiv më i zëshëm dhe për atë qëllim kemi mbajtur disa trajnime për mediat lokale se si ata gazetarë lokalë, të dinë të demistifikojnë këto kapituj këto çështje evropiane. Në rajonin e Pollogut, gazetarëve u kemi mbajtur trajnim se si të demistifikojnë, si duhet të jetë dhe si duhet të raportojnë si duhet të jetë Mali Sharr në paradigmat evropiane, dhe mediat mund të shpërfaqin këto procese duke u dhënë një dimension më të përditshëm jo duke i mbajtur në abstraksione dhe simulime. 

CIVIL: Sa shumë mediat në Maqedoninë e Veriut ndikojnë, por edhe kontribuojnë në këto narrativa? 

IDRIZI: Unë mendoj se ndarja nuk është gjuhësore por është ndarje profesionale. Ato mediat që janë jo profesionale, flasin edhe shqip edhe maqedonisht, njejtë si ka media profesionale që flasin dy gjuhë. Kjo më shumë etik profesionalizmi dhe media të cilat nëpërmjet gazetarisë profesionale i kanë të përvetësuara vlerat evropiane. Shpesh herë ka media të cilat nuk fare impresum, nuk janë të regjistruara nuk kanë një kohëzgjatje që kanë funksionuar ato shfaqën vetëm para zgjedhjeve dhe krijojnë narracione. Tek analiza që e kam bërë në punimin master, kryesisht me të dhëna nga OSBE-ja, disa portale disa media të cilat nuk janë profesionale nuk kanë integritet më shumë kanë tentuar ta denigrojnë kundërshtarin se sa ta afirmojnë programin e një partie të cilët kanë kërkuar përkrahje.  Ka shumë lidhshmëri pjesa e zgjedhjeve, fushatave elektorale me ndikimet që vijnë nga jashtë. Shpesh herë të pavetëdijshëm shumë media edhe disa portale të cilët në një kohë të caktuar bëjnë propagandë bien pre e këtyre ndikimeve. Ata nuk janë të vetëdijshëm për shkak të jo profesionalizmit mungesës së integritetit ato çojnë agjenda destruktive dhe krijojnë fshehurazi narracione anti BE dhe anti NATO. 

CIVIL: A është problemi mungesë profesionalizmi – apo zgjedhje e vetëdijshme e narrativave të dëmshme? 

IDRIZI: Kur joprofesionalizmi dhe jo integriteti i shpie tek kjo narrativë, ka njerëz që janë profesionalë por të cilët pastaj kanë edhe bindje, ata mund ta kenë edhe bindje personale. Kur është çështje bindjesh, aty pastaj ndryshon qasja e rregullimit. Te këto media të cilat ju mungon profesionalizmi shumë më lehtë mund t’i parandalosh dhe mund të krijosh një rregullator, thjeshtë duke i nxitur të jenë profesional duhet t’i shmangin këto narrative. Por nëse ndokush e ka bindje e ka substancë kulturore aty pastaj ndryshon pikëpamja.  

Misioni i institutit tonë është që përmes gazetarisë profesionale dhe nxitjes së debatit të promovojmë demokraci. Esenca e demokracisë është debati i hapur. Sa i përket të rinjve mendimi është se mungon shumë informacioni rreth çështjeve politike.  

Mendoj se te rinjtë jetojnë në një simulim politik. Hiper -realiteti dhe hiper- konsumi I informacionit nga rrjetet sociale e ka dëmtuar perceptimin real për politikën. Dhe për të luftuar këtë qasje këtë zhvendosje, mendoj se duhet të punohet shumë nga arsimi fillor. Mendoj se  kontekstet e reja kërkojnë  zgjidhje të reja. Këto janë probleme të reja. Hiper -realiteti është një problem i ri  që e kanë shkaktuar ri konsumi i tepërt i rrjeteve sociale. Dhe shumë të rinj të gjeneratës Z. Më i përnjëmend është realiteti virtual tek ata se sa realiteti fizik. Kjo mund të luftohet vetëm nëpërmjet një sistemi shumë cilësor arsimor. Para dy vitesh kam qenë në një konferencë në Helsinki, dhe Finlanda është shembulli model se si arsimi cilësor i lufton të gjithë këto zhvendosje e dinamikave të fundit. 

Të inteligjencës artificiale të konsumit të lartë digjital. Pse fëmijët e Maqedonisë së Veriut mos kenë lëndë të reja që i përshtaten këtij konteksti digjital. Pse mos kenë lëndë Media Literacy që nga klasa e parë, shkrim lexim mediatik. Unë kur kam qenë në moshë shumë të vogël kam qenë i detyruar të ndjekësh lajme por ai lloj detyrimi të ka nxitur shqisë politike. Unë nga mosha shumë e hershme por edhe bashkë moshatarët e mi, e kanë ditë se parlamenti jonë ka 120 deputetë, shumica e plotë.  

Kur e kam bë një hulumtim të testeve PISA e kam pa se Maqedonia është shumë më poshtë se vendet që janë shumë më keq ekonomikisht, nuk është alibi e vetme dimensioni financiar. Por për të nxitur një mendim kritik nuk duhet një laborator kimik, por duhet thjeshtë një qasje e duhur nxitëse për nxënësit si dhe rishikimi i programeve dhe kurikulave arsimore. Unë jam ithtar që fëmijët nga mosha e hershme të kenë lëndë si shkrim lexim mediatik, shkrim lexim politik në kuptimin esencial për esencat e demokracisë, shkrim lexim digjital në një botë me vështirësi ndaj sigurisë digjitale, bile edhe shkrim lexim ekonomik, në këtë botë shumë të vrazhdë financiare fëmijët kujtojnë se gjithçka është e mundshme dhe e qasshme dhe janë pre e modeleve të gabuara shoqërore që duhen të pasurohen në një kohë të shkurtë.

Kur ta kuptojnë se një Ajfon kushton sa dy rroga apo tre rroga mesatare të prindërve të vet, sepse këto numra i kanë ende në nivele simulimi, kur ta kuptojnë rëndësinë e qasjes së vlerës ndryshe do të jenë edhe kërkesat, ndryshe do të jenë edhe presionet shoqërore, ndryshe do të jenë edhe obsesionet për tu bë të famshëm, këto janë shumë të ndërlidhura. Vetëm me arsim cilësor mund të kemi një paqe në aspekt të këtyre ndikimeve agresive.  

CIVIL: Deri në ç’masë është abuzuar demokracia në Maqedoninë e Veriut nga përfaqësuesit e zgjedhur, veçanërisht përmes manipulimit të të rinjve dhe të drejtës së tyre për të votuar? 

Unë mendoj se gjeneratat që duan të lënë një trashëgimi në kuptimin e demokracisë duhet t’i nxisin, duhet të kuptojnë se kjo gjeneratë e re nuk i dinë kontekstet e ish sistemit, kjo gjeneratë është e lindur në kohën e Fejsbukut kur jetësimi ka qenë normalitet. Në një periudhë kur komunikimi me një shtet tjetër ka qenë konvencional shumë i rrallë. Në Ballkanin Perëndimor ka një keqkuptim të madh të politikës. Politika këtu është reduktuar vetëm në parti politike, dhe pastaj të rinjtë ngulfaten në kuptimin demokratik sepse mendojnë se duhet t’i takojnë njërës ose tjetrës parti me doemos, mendojnë se është algoritëm. Njeriu është qenie politike, dhe kjo qenie politike manifestohet në shumë mënyra, mund të manifestohet të krijosh një institut privat, mund të manifestohet nëpërmjet një medie, nëpërmjet përditshmërisë, avokimit, aktivizmit të përditshëm. 

Të rinjve duhet t’u demistifikohet esenca politike, se politika nuk janë vetëm partitë politike sepse të rinjtë kur ngulfaten në partitë politike dhe pastaj mendojnë se janë reduktuar mundësitë. Në këtë botë digjitalizimi, mundësitë janë shumë mëdha. Nuk jam për atë që të rinjtë të largohen nga vendi, por jam që të rinjtë të shkojnë dhe të komunikojnë me botën, të shkojnë në shumë vende të marrin ekspertizën dhe eksperiencën më të mirë nga vendet modele dhe ta bartin këtu.  

Të na japin impulse progresi dhe impulse zhvillimi. Sepse dihet që vendet e Evropës perëndimore janë shumë më të zhvilluara nga aspekti infrastrukturor, të mirëqenies por edhe në çështjet e demokracisë. Është shumë mirë që programet Erasmus programet tjera të shkëmbimit të shfrytëzohen maksimalisht edhe me programet tjera master me bursa sepse sot mundësitë janë të mëdha. Të shkohet të merret përvoja më e mirë për çështjet e mirëqenies, demokracisë, infrastrukturës dhe të sillet si impuls progresi dhe impuls zhvillimi, sepse duke u reduktuar politika vetëm në parti politike në ato momente duket se shtegton zhgënjimi.  

Mund ta ndryshosh një parti te partia tjetër për një zhgënjim por humb esenca e progresit shoqëror dhe zhvillimeve të qëndrueshme. Gjeneratat të cilët kanë më shumë përvojë duhet të gjejnë një qasje më kull që të rinjve t’ua shpërfaqin këta esenca. Politika nuk është vetëm parti politike dhe të nxisin vullnetin, sepse të rinjtë duken se kanë një letargji shoqërore sikur janë bërë mosbesues jo për fajin e tyre sepse dihet që mundësitë nuk kanë qenë të shumta por mendoj se kjo luftohet me energji të madhe dhe këtë lloj qasje. 

CIVIL: Sipas hulumtimeve, a ka analfabetizëm mediatik tek të rinjtë? 

IDRIZI: Institucionet duhet të departizohen, kjo është një esencë. Të rinjtë duhet të departizohen edhe në mënyrë të mendimit. Kur të rinjtë të krijojnë një frymë kur partia nuk do të jetë më vendi i mundësive, por do ta shohin suksesin personal pa interaksion dhe pa ndërhyrje nga partitë politike, atëherë partitë politike do të jenë të detyruara të zhvendosen në koncepte zhvillimore të bëjnë departizimin e institucioneve sepse të rinjtë do të imponohen me mënyra alternativa dhe me ekspertiza tjera. Ka shumë të rinj këtu që punojnë në IT dhe ata janë të pavarur partiakisht. Në Maqedoni duhet një disidencë urbane, kulturore më nxitëse ata pastaj kur e sigurojnë mirëqenien financiare nga një punë që nuk ndërhyhet nga partitë politike ata bëhen komplet indiferent. Përkundrazi siguron një pavarësi financiare në kuptimin partiak, atëherë duhet të jesh më i zhurmshëm më aktiv dhe të kërkosh të gjithë këta të drejta minimale esenciale që i ofron demokracia dhe institucioni. 

Një grimcë të vogël të ndryshojmë në kuptimin shoqërorë mendoj se ia kemi arritur qëllimit. 

Intervistoi: Dijana Tahiri

Kamera, montazhi dhe fotografia: Arian Mehmeti


Intervista është pjesë e projektit “Naviguesi Demokratik”
Next Post
VIJA E ÇARJES: Rusia dhe Beteja për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor – Fillimi i vitit 2026

VIJA E ÇARJES: Rusia dhe Beteja për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor - Fillimi i vitit 2026

Gudrun Steinecker: Shoqëria civile është mbrojtësja kryesore e demokracisë

Gudrun Steinecker: Shoqëria civile është mbrojtësja kryesore e demokracisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom