Në ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare “Mbrojtja e Demokracisë: Fushëbeteja e së Vërtetës” më 8 tetor, CIVIL -Qendra për Liri mbajti konferencë për shtyp, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Në konferencën për shtyp, e cila u mbajt në maqedonisht dhe shqip, u ndanë informacione rreth programit të konferencës, si dhe projektit “Naviguesi Demokratik” të zbatuar nga CIVIL-i. Në konferencën për shtyp folën Xhabir Deralla, Diana Tahiri dhe Biljana Jordanovska nga CIVIL- i.
Kjo konferencë për shtyp u parapri nga një konferencë për shtyp për mediat ndërkombëtare në anglisht, e udhëhequr nga Presidenti i CIVIL, Xhabir Deralla, Koordinatori i Aleancës Westminster për Ukrainën, ish-deputeti britanik Roger Casale, dhe Presidenti i organizatës gjermane Media Dialogue, Dr. Wolfgang Ressmann.


