• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEMOKRACI

Të votojmë me dinjitet, me paqe dhe me përgjegjësi

October 18, 2025
in DEMOKRACI, EDITORIAL, EDUKIM, MENDIMI I LIRË, ZGJEDHJE
Të votojmë me dinjitet, me paqe dhe me përgjegjësi
Share on FacebookShare on Twitter

Xhabir Deralla

Të dashur bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë, 

Jam pjesë e ekipit të CIVIL it, një ekip prej rreth shtatëdhjetë njerëzish që do t’i ndjekin zgjedhjet lokale të dielën. Shumica prej nesh do të jemi në terren, në të gjithë vendin, për të kontribuar që dita e zgjedhjeve të kalojë në paqe, me respekt dhe me dinjitet. 

 Ju ftoj të jemi bashkë – si gjithmonë deri më tani – pa dallim etnie, feje, përkatësie politike apo çfarëdo tjetër identiteti dhe orientimi. 

Të respektojmë njëri tjetrin, të mendojmë për të ardhmen dhe për ditën pas zgjedhjeve, kur do të vazhdojmë të jetojmë dhe të bashkëpunojmë në të njëjtat rrugë, lagje, qytete dhe fshatra. 

Zgjedhjet ekzistojnë për ne, ashtu si edhe institucionet. 

Politikanët ekzistojnë për t’i shërbyer publikut, ndërsa institucionet – për ta lehtësuar jetën tonë në një bashkësi të organizuar, të drejtë dhe të sigurt. 

Sa më shumë që ne, qytetaret dhe qytetarët, marrim pjesë në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive në proceset zgjedhore, aq më shumë institucionet do t’i ngjajnë shoqërisë që e dëshirojmë – të hapur, transparente dhe njerëzore. 

Të mos harrojmë: e drejta e votës është e patjetërsueshme. 

Ajo është shprehje e vullnetit dhe e përgjegjësisë sonë ndaj të ardhmes. 

Secili duhet të marrë vendimin e vet, bazuar në informacione të verifikuara dhe fakte – me qetësi dhe me dinjitet. 

 Paratë që shpenzohen gjatë zgjedhjeve janë paratë tona. 

Blerja e votës, kërcënimet, presionet dhe premtimet në këmbim të votës – nuk lejohen. Më saktë  janë të ndaluara me ligj. 

Por edhe më shumë se kaq: ato e poshtërojnë njeriun, e minojnë besimin dhe i rrënojnë themelet e demokracisë. Në vend të përparimit, krijojnë frikë, ndasi dhe padrejtësi. 

Ne në CIVIL jemi këtu për ju. Nëse vini re diçka që nuk është në rregull,na njoftoni. Së bashku do të kërkojmë përgjegjësi. 

Çdo veprim në mbrojtje të demokracisë, sado i vogël të duket, ka rëndësi. 

Është shenjë e ndërgjegjes sonë, e dashurisë për lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu. 

Të respektojmë zgjedhjen e çdo votueseje dhe votuesi, edhe kur nuk pajtohemi. 

Kjo është thelbi i demokracisë – të mbrojmë së bashku të drejtën për dallim dhe zgjedhje të lirë. 

Të votojmë me dinjitet, me paqe në zemër dhe me kujdes për të ardhmen e të gjithëve ne. 

Vota juaj ka vlerë. Dinjiteti juaj nuk ka çmim.


 Ky tekst nuk përbën mesazh politik apo fushatë zgjedhore.
Qëndrimet janë në frymën e edukimit qytetar dhe të promovimit të vlerave demokratike. 

 

Next Post
CIVILI filloi monitorimin e zgjedhjeve në ora 6:30 – dita e zgjedhjeve rrjedh e qetë dhe në kohë

CIVILI filloi monitorimin e zgjedhjeve në ora 6:30 – dita e zgjedhjeve rrjedh e qetë dhe në kohë

Konferenca e parë për shtyp e CIVIL-it: Fillim i qetë i ditës zgjedhore, dobësi të njohura – heshtja zgjedhore dhe qasja mbeten sfida

Konferenca e parë për shtyp e CIVIL-it: Fillim i qetë i ditës zgjedhore, dobësi të njohura – heshtja zgjedhore dhe qasja mbeten sfida

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom