• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KËRCËNIME HIBRIDE

European Pravda: Si u bë Ballkani terren stërvitor për militantët mbështetur nga Rusia?

July 23, 2025
in BALLINA, BOTA, KËRCËNIME HIBRIDE, LAJME
European Pravda: Si u bë Ballkani terren stërvitor për militantët mbështetur nga Rusia?

Zgjedhje në Moldavi, 2021, foto burimi OSCE Parliamentary Assembly Denmark, wikimedia commons

Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për 28 shtator në Moldavi, një proces përmes të cilit Rusia shpreson ta kthejë vendin në sferën e saj të ndikimit, raportoi European Pravda, transmetoi platforma mediatike e CIVIL-it në gjuhë angleze dhe maqedonase.

Zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe referendumi kushtetues për pranimin e Moldavisë në BE u zhvilluan në kushte të një ndërhyrjeje të paprecedentë ruse. Tani ka dalë në dritë se, me qëllim organizimin e trazirave masive, individë u trajnuan posaçërisht në dy vende ballkanike: Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, shkruan European Pravda, transmeton Frontonline.

Dhe ndonëse skenari më i keq u shmang për momentin, historia nuk është përfunduar akoma.

Me 17 tetor 2024, tri ditë para zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë, shërbimet e rendit moldave njoftuan se kishin zbuluar dhe parandaluar një përpjekje për të destabilizuar vendin. Janë kryer dhjetëra kontrolle, dhe mbi 100 persona të trajnuar për këtë mision janë identifikuar.

Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë (SIS) deklaroi se oligarku pro-rus, Ilan Shor, kishte financuar udhëtime për qytetarë moldavë drejt Moskës për të marrë trajnim në taktikat e protestës.

Disa nga këta “studentë” u zgjedhën për trajnime të avancuara në Ballkan, konkretisht në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) dhe Serbi, ku instruktorë të lidhur me Wagner dhe struktura të ngjashme private ushtarake i trajnuan ata në psikologjinë e turmës, përdorimin e armëve, ndërtimin e eskponenteve shpërthyese dhe operimin e dronëve.

Shpejt pas kësaj, u konfirmua edhe në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë informacioni rreth dimensionit ballkanik të kërcënimit të hibrid rus ndaj Moldavisë.

Në Serbi, u zbuluar një kamp trajnimi i vërtetë pranë fshatit Radenka. Në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në entitetin Republika Srpska, u gjet një vend ku kishte zhvilluar pjesën teorike të trajnimit, duke u fokusuar në organizimin dhe shpërndarjen e demonstratave.

Sipas shërbimeve të sigurisë boshnjake, edhe një shtetas rus, Aleksandr Bezrukovnyi, u arrestua nga ata për dyshimin se ishte organizator i këtyre qendrave të trajnimit.

Bezrukovnyi u arrestua bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet polake përmes Interpol, për shkak të përfshirjes në përgatitjen e akteve të sabotimit.

Ndërkohë, hetimet mbi përpjekjen e vitit të kaluar për destabilizim të zgjedhjeve në Moldavi janë duke vazhduar.

Në prill të vitit 2025, Prokurori i Çështjeve të Krimit të Organizuar dhe Çështjeve të Veçanta të Moldavisë (PCCOCS) akuzoi zyrtarisht një burrë dhe dy gra të trajnuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Ata u arrestuan në kufi në verën e vitit 2024 me drone, pajisje për hedhjen e shpërthimeve, dhe manuale për përgatitjen e substancave shpërthyese.

Një hetim i përbashkët i ri nga BIRN dhe media moldave CU SENS ka zbuluar detaje të tjera.

Sipas qytetarit moldav Maksym Roshka, i cili mori pjesë në trajnimin ballkanik dhe tani është dëshmitar në prokurori, të trajnuarit u premtuan 300-500 dollarë për 10 ditë pjesëmarrje, me pagesa që bëheshin me kriptovaluta.

Roshka thotë se u rekrutua nga Anatoliy Pryzenko, një biznesmen moldav që më parë kishte lidhje me një operacion të veçantë ruse në Francë.

Në fund të vitit 2023, Pryzenko organizoi shënjimin e banesave hebreje në Paris me Yje David, duke përdorur qytetarë moldavë.

Në dhjetor të vitit 2024, Bashkimi Europian e shtoi Pryzenko në listën e sanksioneve për përfshirje në operacione të destabilizuara jashtë Rusisë. Më 12 shkurt 2025, ky biznesmen-agjent u arrestua në Kishinë. Ai akuzohet për përfshirje në përgatitjen e trazirave masive.

Hetimet janë ende duke vazhduar, dhe autoritetet moldave po punojnë për identifikimin e të gjithë individëve të përfshirë.

Rrjeti mbështetur nga inteligjenca ruse vazhdon të jetë aktiv.

Next Post
CIVIL: Fytyra e re e gjenocidit në Gaza – URIA MASIVE. Bota duhet ta ndërprejë heshtjen!

CIVIL: Fytyra e re e gjenocidit në Gaza – URIA MASIVE. Bota duhet ta ndërprejë heshtjen!

CIVIL: Liberalizimi i shitjes së municionit për posedues civilë të armëve – i rrezikshëm për sigurinë dhe për pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut

CIVIL: Liberalizimi i shitjes së municionit për posedues civilë të armëve – i rrezikshëm për sigurinë dhe për pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom