• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

Ekspozimi i fushatës kundër pjesëmarrjes qytetare në tubimin publik të nismës “Kush është i radhës? ( „Кој е следен”)

March 18, 2025
in BALLINA, DEZINFORMATA, KUMTESA, LAJME, POLITIKË
Ekspozimi i fushatës kundër pjesëmarrjes qytetare në tubimin publik të nismës “Kush është i radhës? ( „Кој е следен”)
Share on FacebookShare on Twitter

Menjëherë pas thirrjes për tubim publik me rastin e tragjedisë në Koçan, organizuar nga nisma “Kush është i radhës?” („Кој е следен”) , ka nisur një fushatë dezinformuese kundër pjesëmarrjes së qytetarëve. Një faqe margjinale interneti , si dhe disa faqe në Facebook, u shfaqën duke pretenduar se CIVIL-i është organizator i tubimit. Kjo është gënjeshtër! Dhe aspak naive. Nuk është një gabim apo keqkuptim, por një fushatë e qëllimshme që diskrediton nismat civile dhe tenton të pengojë qytetarët të shprehin lirisht mendimin e tyre në një ngjarje publike.

FAKT: Organizator i tubimit publik më 18 mars në sheshin “Maqedonia” në Shkup, me fillim nga ora 18:00, është nisma qytetare “Kush është i radhës?”.

Ashtu si në rastin e një serie të gjatë fushatash të mëparshme të ngjashme me këtë, përhapja e kësaj gënjeshtre nuk bazohet vetëm në krijimin e konfuzionit se kush është organizatori i tubimit, por shoqërohet me narrativa manipuluese dhe gjuhë urrejtjeje që dëmton si organizatorin real ashtu edhe atë të pretenduar, dhe mbi të gjitha të drejtën e pjesëmarrjes qytetare.

Me fjalët  “llum”, CIVIL-i dhe presidenti i saj Xhabir Deralla shpifet se “përpiqen sërish të përfitojnë mbi kurrizin e viktimave” dhe se “po përpiqen të manipulojnë popullin dhe të nxisin  Revolucion të ri Laraman”.

Kjo gënjeshtër shpërndahet edhe përmes mesazheve private në Viber. Në mesazhin e shpërndarë në Viber, marrësit “paralajmërohen” se tubimi është organizuar nga “CIVIL-i i Xhabir Derallës” me kërcënime se janë “ të urritur për gjak”, duke u bërë thirrje qartazi njerëzve që të mos marrin pjesë në tubim.

Ky është  rast i qartë i një fushate shpifjeje dhe dezinformimi, ku  përmes shtrembërimit të qëllimshëm të fakteve, frikësimit dhe gjuhës së urrejtjes, ushtrohet presion dhe bëhet  përpjekje e qartë për të penguar pjesëmarrjen e qytetarëve.

CIVIL-i  prej vitesh punon në monitorimin e luftës kundër dezinformatave, operacioneve propagandistike dhe kërcënimeve hibride, por njëkohësisht  është edhe cak i fushatave shpifëse, dezinformatave dhe narrativave të rreme, si dhe kërcënimeve me vdekje.

Përskaj sulmeve dhe kërcënimeve, CIVIL-i është një organizatë që gëzon besim dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha komunitetet, dhe me nismat dhe aktivitetet e saj gëzon një reputacion të rëndësishëm rajonal dhe ndërkombëtar.

CIVIL

Next Post
Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut: Publikim i ri i CIVIL-it  për audiencë globale

Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut: Publikim i ri i CIVIL-it për audiencë globale

Publikim i ri “Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”: Udhërrëfyes global kundër luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit

Publikim i ri "Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut": Udhërrëfyes global kundër luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom