• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Publikim i ri “Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”: Udhërrëfyes global kundër luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit

April 10, 2025
in AKSION, BALLINA, DEMOKRACI, KUMTESA
Publikim i ri “Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”: Udhërrëfyes global kundër luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit
Share on FacebookShare on Twitter

Një botim prej 200 faqesh fillon sot me rekomandime për politika të  guximshme , njohuri ndërkombëtare dhe thirrje për veprim për qëndrueshmëri demokratike në mbarë botën.

Publikimi historik Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut – Raporti dhe Rekomandimet e Politikave tani është i disponueshëm në internet. Ky raport prej 200 faqesh është  rezultat i rëndësishëm  nga Konferenca  Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut përballë luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit, mbajtur në Shkup më 11–12 dhjetor 2024, dhe pasqyron punën disamujore të Nismës  për Mbrojtjen e Demokracisë, e themeluar pas konferencës.

Publikimi është i disponueshëm në internet dhe në formë të shtypur dhe është i strukturuar në tre pjesë:

 

  • Rekomandimet e politikave – Me 60 faqe, ky seksion thelbësor është i ndarë në dhjetë fusha tematike. Çdo temë paraqitet me kontekstin, rekomandimet e politikave dhe hapat, masat dhe veprimet konkrete. Këto rekomandime janë të domosdoshme për liderët politikë, socialë dhe akademikë – si dhe ata që aspirojnë të formësojnë ndryshimet në fushat e tyre.
  • Zërat nga Konferenca – Ky kapitull paraqet fjalimet kryesore të mbajtura nga pjesëmarrës të shquar nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Vështrimet e tyre ishin të rëndësishme në formësimin e kornizës së politikave dhe nxitjen e krijimit të Nusmës për Mbrojtjen e Demokracisë.
  • Raporti i Aktiviteteve – Përshkrim i detajuar i agjendës së konferencës dhe aktiviteteve të lidhura me to, duke përfshirë seminare, konferenca për shtyp dhe takime të rrjetit. Ai gjithashtu përmban një prezantim të ekspozitës Defending Democracy: 25 Years of CIVIL, si dhe lidhje për kërkime dhe angazhim të mëtejshëm.

Publikimi tani ka qasje në  format të lexueshëm dhe të shkarkueshëm në platforma të ndryshme duke përfshirë Media Dialogue (Gjermani), Defending Democracy, CIVIL MEDIA dhe Civil.Today, ndër të tjera. E gjithë përmbajtja është e disponueshme nën Licencën Ndërkombëtare Creative Commons 4.0, duke siguruar qasje dhe ndarje të lirë. Përveç versionit digjital, në disponim janë  edhe një numër i kufizuar kopjesh të printuara të botimit.

Publikimi do t’u shpërndahet institucioneve kyçe, politikëbërësve  dhe vendimmarrësve, dhe partnerëve në mbarë botën, me synim për të informuar strategjitë kombëtare dhe globale për forcimin e qeverisjens demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kohë të kërcënimeve autoritare në rritje.

Projekti mbështetet nga Qeveria e North Rhine-Westphalia. Partnerët zbatues dhe bashkëthemeluesit e Iniciativës në Mbrojtjen e Demokracisë përfshijnë Youth4Media dhe Media Dialogu nga Gjermania, CIVIL – Qendra për Liri nga Maqedonia e Veriut dhe Forumi Popullor i Ri Evropian me bazë në Bruksel.

Nisma për  Mbrojtje të Demokracisë


Deri tani, publikimi është i disponueshëm në:

MEDIA DIALOGUE

MBROJTJA E DEMOKRACISË

CIVIL TODAY

CIVIL MEDIA

DREJT

CIVILI  I GJELBËR

Next Post
Udhërrëfyes gjithëpërfshirës global për përballje me luftën, nacionalizmin dhe autoritarizmin – tani i disponueshëm në shtyp dhe në internet

Udhërrëfyes gjithëpërfshirës global për përballje me luftën, nacionalizmin dhe autoritarizmin – tani i disponueshëm në shtyp dhe në internet

PROPAGANDA E KREMLINIT GODET SËRISH: Pretendimet e rreme për kryengritje përhapin dezinformata me synim destabilizimin e moralit dhe udhëheqjes në vijën e frontit në Ukrainë

PROPAGANDA E KREMLINIT GODET SËRISH: Pretendimet e rreme për kryengritje përhapin dezinformata me synim destabilizimin e moralit dhe udhëheqjes në vijën e frontit në Ukrainë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom