Për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që shprehet se mbështet përpjekjet e SPAK në luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.
Në një koment për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i DASH u shpreh se “jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, thuhet në reagim.
Tv Klan