Policia në Shqipëri ka arrestuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror, por ende nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.
Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002 dhe ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017.
Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në vitin 2004 dhe emri i partisë ndryshoi pak vite më parë në Partia e Lirisë, e cila drejtohet prej tij.