• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Ndarja nga Shqipëria në rrugën për BE, qeveria maqedonase letër për BE: Duam një pasqyrë të qartë, çfarë mund të bëjmë

October 14, 2024
in LAJME, BALLINA, POLITIKË
Ndarja nga Shqipëria në rrugën për BE, qeveria maqedonase letër për BE: Duam një pasqyrë të qartë, çfarë mund të bëjmë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është duke përgatitur një letër me propozime të reja për vazhdimin e negociatave, e cila do t’i dërgohet BE-së. Ndërsa nga LSDM thonë se nuk do ta pengojnë të ardhmen e vendit për përfitime politike dhe se do të japin mbështetje nëse sigurohet zbatimi i vonuar i ndryshimeve kushtetuese.

Mickoski ditë më parë njoftoi se është duke u përgatitur një letër drejtuar BE-së me ide të reja se si të vazhdojë procesi i negociatave të vendit me BE-në.

“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.

Fundjavën e kaluar, kryeministri njoftoi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe ritheksoi se nuk pranon diktat.

Mickoski, në lidhje me informacionet në një pjesë të mediave se Orban do ta ulë në tryezë atë dhe presidentin bullgar Radev, tha se nuk ka informacione për takim me Radevin, por se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë./Alsat.mk

Next Post
“Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”, Rama intervistë për ‘Reuters’: Nuk ka marrëveshje me vende të tjera përveç Italisë për emigrantët

“Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”, Rama intervistë për ‘Reuters’: Nuk ka marrëveshje me vende të tjera përveç Italisë për emigrantët

“Nuk u bë konsultim publik, sjell paqartësi dhe pasiguri”, Begaj i kthen Kuvendit ligjin “Për Inspektimin”: Mungon edhe kosto financiare

“Nuk u bë konsultim publik, sjell paqartësi dhe pasiguri”, Begaj i kthen Kuvendit ligjin “Për Inspektimin”: Mungon edhe kosto financiare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom