Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në disa raste kanë konfiskuar telefonë Iphone në vlerë të 1.8 milionë denarëve, dëgjuese dhe karkiues për telefonë Samsung, përcjell TV21.
“Gjithsej 21 telefona celularë “iPhone 15 Pro” me vlerë të përgjithshme prej një milion denarë janë konfiskuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pas kontrollit të detajuar të mallit të deklaruar për doganë importuese. Telefonat celularë të padeklaruar janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar fizik të një dërgese nga Dubai e cila ishte dedikuar për një kompani nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
Ndërkaq edhe nga qarkullimi i udhëtarëve janë konfiskuar edhe 11 telefona celularë iPhone 15 Pro, në vlerë prej 799 mijë denarëve dhe një tablet.
“Pasi një pasagjer që udhëtonte nga Stambolli nuk i kishte deklaruar në hyrje të vendit. Është përzgjedhur për kontroll me rreze X, ku në disa valixhe mes rrobave janë zbuluar celularë dhe një tabletë”, shtojnë nga Doganat.
Gjithashtu është kapur mall i brenduar për celularë.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 883 kufje (dëgjuese) me bluetooth dhe 1.048 maska të për celularë me logon “Apple” janë ndaluar përkohësisht në doganë, të deklaruara për import, për të cilat aktualisht ka filluar procedura për shkelje të të drejtave të pronës intelektuale. Ashtu si në rastin e parë, bëhet fjalë për një dërgesë nga Dubai, për të cilën është dorëzuar një deklaratë doganore importi për kufje të zakonshme bluetooth dhe maska për celularë. Çmimi i parashikuar me pakicë për këto produkte nëse shiten si origjinale është 220 mijë euro”, thonë nga Doganat.

Ndërkaq, karikuesit për celularët Samusng janë kapur në Gjevgjeli.
“Në njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të mallit për zhdoganim importues, janë zbuluar 1.920 karikues për celularë “Samsung” të cilët nuk ishin të përfshirë në deklaratën e importit. Malli është me origjinë nga Kina dhe ka qenë i dedikuar për një kompani nga Shkupi. Vlera e përgjithshme e parashikuar e mallit të padeklaruar është 374 mijë denarë. Karikuesit janë konfiskuar, ndaj importuesit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, si dhe po zhvillohet procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale”, thonë nga Doganat.
Burimi: TV21