Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon për TV21, se në Stacionin Policor në Kisella Vodë është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, transmeton TV21.
Ai kërkohet nga Policia, si person që ka ndihmuar në vrasjen, thonë më tej nga MPB-ja, por nuk zbulojnë identitetin e të arrestuarit.
Thonë se do të hetohen materialet dëshmi dhe do të vendoset për procedurën që do të vijojë kundër tij.
Ndaj të vetëdorëzuarit tashmë është parashtruar edhe masë e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkaq gjatë ditës është njoftuar se i dyshuari kryesor është arrestuar, kurse një tjetër është lëshuar në liri – për shkak se është dëshmuar se nuk ka gisht në vrasjen.