CIVIL – Qendra për Liri do të mbajë konferencë për shtyp, të premten, më 10 maj, me fillim nga ora 11, në të cilën do të prezantojë raportin preliminar nga monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 8 maj. Në konferencën për media, CIVIL do të shpallë edhe hapat e ardhshëm në kuadër të monitorimit, analizave dhe rekomandimeve që dalin nga monitorimi afatgjatë dhe pjesëmarrja në reformat zgjedhore.
FB EVENT
Konferenca për shtyp do të mbahet në qendrën e shtypit të organizatës në katin e 3-të të Qendrës së Biznesit Paloma Bianca (qasje te lokacioni).
Pjesëmarrja personale dhe virtuale është e mirëseardhur. Konferenca për shtyp do të emetohet drejtpërdrejt në Facebook faqen e organizatës dhe në video kanalin e organizatës në YouTube. Pyetjet mund të parashtrohen përmes postës elektronike ose në messenger, më së voni një orë para fillimit të ngjarjes
Ekipi i CIVIL –t për komunikim