• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM

Konferencë për shtyp e CIVIL-it për raportin preliminar nga monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

May 10, 2024
in DREJTPËRDREJT, MONITORIM, ZGJEDHJE
Konferencë për shtyp e CIVIL-it për  raportin preliminar nga monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri mban konferencë për shtyp në të cilën prezantoi raportin preliminar nga monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 8 maj.

Vlerësimi paraprak i CIVIL-t, për zgjedhjet parlamentare të 8 majit është se ato kaluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, pa incidente dhe pa parregullsi të theksuara.

Në përgjithësi, qytetarët me të drejtë vote patën mundësinë të shprehin lirisht vullnetin e tyre zgjedhor, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe me parimet dhe  standardet demokratike.

Megjithatë, duke pasur parasysh parimin e tolerancës zero për parregullsitë zgjedhore të CIVIL-it gjatë  monitorimit, janë të theksuara disa lloje të parregullsive që janë shënuar më 8 maj. Qëndrimi i CIVIL-it është se ato raste të regjistruara në vetë ditën e votimit, nuk ndikojnë dukshëm në vlerësimin e përgjithshëm, i cili është pozitiv.

Këto vlerësime i referohen monitorimit afatshkurtër, e që mbulon heshtjen zgjedhore dhe ditën e votimit.

Analizat dhe vlerësimet  nga monitorimi afatgjatë i procesit zgjedhor dhe kushteve dhe tendencave sociale dhe politike, tashmë janë  në një fazë të avancuar përgatitjeje dhe do të prezantohen në fillim të qershorit të këtij viti.

Një hije e ditës së zgjedhjeve i hodhën disa raportime që i referohen asaj që po ndodhte në vetë qendrat e votimit. U bë më se e qartë se një pjesë e anëtarëve të bordeve zgjedhore në të gjithë vendin – ose nuk janë trajnuar mjaftueshëm, ose vetëm i kanë përmbushur agjendat  politike, duke agjituar, pra duke u përpjekur të ndikojë në disa prej votuesve. Varësisht se nga cili kamp politik janë punësuar, disa nga anëtarët e këshillave zgjedhorë në vendvotimet e mbuluara nga vëzhguesit e CIVIL-it kanë përkrahur ose janë përpjekur ta pengojnë bojkotin e zgjedhjeve presidenciale.

Ka edhe raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore dhe shkeljes së fshehtësisë (privatësisë) së votës dhe në një pjesë të rasteve ka mosveprim në lidhje me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga vëzhguesit, partiakë apo civilë. Një rast ilustrues është ai i një qendre votimi në çerdhen “Proleçe” në lagjen Kozle në komunën Qendër të Shkupit, ku vëzhguesja në telefonin e saj e luante himnin e VMRO-DPMNE, në mes të vendvotimit. Reagim ka pasur vetëm pas një vërejtjeje nga një qytetar.

Më tej, vërehet edhe vetëdija e pamjaftueshme e qytetarëve për procedurën e votimit për president dhe për kuvend, veçanërisht e përforcuar nga mosnjohja e procedurave nga ana e këshillave zgjedhorë. Rreth 50 thirrje nga qytetarët i referoheshin faktit se nuk ishte e qartë nëse anëtarët e këshilleve zgjedhore-të kanë të drejtë të pyesin votuesit nëse do të marrin një apo dy fletë votimi. Ky është një sinjal se procedurat dhe të drejtat e votës nuk janë shpjeguar mjaft mirë në periudhën përgatitore, përkatësisht në fushatën e edukimit qytetar të KSHZ-së.

Një rast joparimor, i shkaktuar nga një anëtar i bordit zgjedhor në fshatin Jançishtë ( komuna Jegunovcë)   në të cilën një vëzhgues i CIVIL-it është sulmuar verbalisht me shpifje dhe ofendime kundër organizatës. Për këtë rast janë informuar edhe KSHZ  edhe bashkësia ndërkombëtare.

Zgjedhjet e 7 dhe 8 majit kaluan në shenjë shkeljes së heshtjes zgjedhore. Aktivistë dhe zyrtarë partiakë, por edhe profile anonime në rrjetet sociale, të njohura për Ekipin e Monitorimit Civil si propagandues partiakë – bënë një luftë të vërtetë në rrjetet sociale.

Ky konstatim vlen për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

CIVIL-i  ka vendosur 80 vëzhgues të lëvizshëm afatshkurtër në të gjithë vendin, dhe ka zbatuar edhe monitorimin afatgjatë të procesit zgjedhor, duke filluar nga data 28 janar, kur u zgjodh qeveria teknike e vendit, përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor.

Gjatë asaj periudhe, kishte dy opsione politike të kundërshtuara ashpër, të dominuara nga narrativat nacionaliste, në krahasim me opsionin pro-Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, gjatë vitit 2023, CIVIL-i  ka marrë pjesë në Grupin Punues për amendamentet e reformave zgjedhore dhe paralelisht ka monitoruar proceset dhe tendencat sociopolitike, me fokus në dezinformimin, narrativat nacionaliste, antiperëndimore dhe antidemokratike. si kërcënime hibride ndaj vendit tonë.

Organizata publikon rregullisht raportet dhe analizat e saj në platformën mediatike CIVIL MEDIA në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

CIVIL-i falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen e madhe të shprehur gjatë monitorimit. Falënderime të veçanta për të gjithë vëzhguesit për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre të plotë gjatë ditëve të votimit më 24 prill dhe 8 maj.

 

Tags: zgjedhje parlamentarezgjedhje presidenciale
Next Post
Java e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor 2024: CIVIL-i me prodhim mediatik dinamik, ngjarje publike rajonale dhe analizë e perspektivave në kushte luftërash dhe pasigurie

Java e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor 2024: CIVIL-i me prodhim mediatik dinamik, ngjarje publike rajonale dhe analizë e perspektivave në kushte luftërash dhe pasigurie

CIVIL-i gjithmonë në terren: Monitorim i rivotimeve për zgjedhjet parlamentare, qendra e shtypit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës

CIVIL-i gjithmonë në terren: Monitorim i rivotimeve për zgjedhjet parlamentare, qendra e shtypit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom