CIVIL – Qendra për Liri do të organizojë konferencë për media sot ( e hënë) , me fillim nga ora 11:00, në të cilën do t’i prezantojë gjetjet dhe vlerësimet nga monitorimi i gjerë i procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e organizatës në Facebook dhe kanalin video në YouTube. Pyetjet mund të dërgohen përmes postës elektronike ose mesazherit jo më vonë se një orë para fillimit të ngjarjes.
“Gjatë konferencës për shtyp, përfaqësuesit tanë do të trajtojnë disa çështje kyçe. Do të paraqesim një vlerësim të thelluar të ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor dhe ndikimin e tyre në cilësinë e përgjithshme të procesit zgjedhor. Më tej, do të prezantojmë një raport gjithëpërfshirës për dezinformatat dhe narrativat propagandistike, së bashku me një analizë të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në komunikimet publike”, njoftojnë nga CIVIL-i.
CIVIL-i do të nxjerrë disa rekomandime, duke u fokusuar në imperativin për ruajtjen e të drejtave të votuesve dhe parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe të miturve për qëllime politike.
Mediat, si dhe të gjithë të interesuarit, mund të dërgojnë pyetje përmes e-mail ([email protected]) ose FB messenger jo më vonë se një orë para fillimit të ngjarjes.
Ekipi i CIVIL-it për komunikim