• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home TË DREJTAT E NJERIUT

CIVIL- i dënon ashpër brutalitetin e policisë ndaj gazetarit Furkan Saliu, kërkon lirimin e tij dhe hetim për shkeljen e të drejtave të njeriut

April 7, 2024
in TË DREJTAT E NJERIUT, KUMTESA, LAJME, MEDIA, POLITIKË
CIVIL- i dënon ashpër brutalitetin e policisë ndaj gazetarit Furkan Saliu, kërkon lirimin e tij dhe hetim për shkeljen e të drejtave të njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL- i dënon ashpër brutalitetin policor ndaj gazetarit Furkan Saliu, gjatë arrestimit të tij gjatë një ndeshje futbolli në Konjare të Kumanovës.

Sipas një burimi të CIVIL-it, dëshmitar  i ngjarjes, gazetari Furkan Saliu ka reaguar verbalisht për arrestimin e një tifozi gjatë ndeshjes së rëndësishme të futbollit mes Konjares dhe Kumanovës, duke i treguar policisë se nuk kanë të drejtë ta arrestojnë. Njëkohësisht, efektivët e forcave speciale të policisë kanë sulmuar gazetarin dhe e kanë rrëzuar për tokë, gjë që shihet edhe nga videot në rrjetet sociale.

Video-incizimet e publikuara tregojnë për përdorim të tepruar të fuqisë, që mund të paraqesë shkelje të të drejtave të njeriut, sipas CIVIL-it. Burimet e CIVIL-it gjithashtu  theksojnë edhe një fakt shqetësues – se gazetari Saliu është rrahur nga policia dhe se edhe ai është rrahur pas edhe  ndalimit në stacionin policor të Gazi Babës. Një sjellje e tillë është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut!

Është e qartë se ndryshimi i shefave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën komandën e ministrit aktual teknik të punëve të brendshme, ka këtë efekt – tejkalim të autoritetit dhe brutalitet policor.

CIVIL-i kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetariit dhe hetim të pavarur për tejkalimin e autoriteteve dhe brutalitet policor ndaj gazetarit Furkan Saliu, si dhe ndaj të gjithë tjerëve që sot ishin objekt I trajtimit të këtillë të policisë.

CIVIL

Next Post
Saraçini: Dilni dhe votoni! Mos lejoni që dikush tjetër të sjell vendime në emrin tuaj

Saraçini: Dilni dhe votoni! Mos lejoni që dikush tjetër të sjell vendime në emrin tuaj

Konferencë për shtyp e CIVIL-it, për zgjedhjet, sot në ora 14:30

Konferencë për shtyp e CIVIL-it, për zgjedhjet, sot në ora 14:30

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom