• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Rama- Në sytë e mi Putini ka dështuar!; Zelensky-Të mbështesim njëri-tjetrin në integrimin europian

February 28, 2024
in BALLINA, DEKLARATA, LAJME, POLITIKË, RAJON
Rama- Në sytë e mi Putini ka dështuar!; Zelensky-Të mbështesim njëri-tjetrin në integrimin europian
Share on FacebookShare on Twitter

Pak më shumë se një orë punimesh ka përfunduar samiti për Ukrainën në Tiranë.

Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky po japin një konferencë të përbashkët për mediat.

“Në këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të ngrejë argumetet tona dhe të zhvillonim takimet dy palëshe e të flisnimpër Shqipërinë dhe Ukrainën e sotme dhe të nesërme.

Ne na lidh edhe një prej gjërave që në sytë e mi Putin ka dështuar. Në vend të merret peng e të qeveriset, Ukraina po negocion me BE. Kam admirim për Zelenskyn dhe popullin e ukrainës që po punojë të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Pak para s etë hynim këtu mora një sms nga dikush që po punon me institucionet e ukrainës. Ajo më tha që ti them presidentit që gjithë ekipi i tyre që është perëndimor është i impresionuar nga talenti i tyre i jashtëzakonshëm. Përtej rrënojave të raketave ruse, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jemi më krenar se kaq për të qenë miq me këta njerëz” – tha Rama.

Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që ju të keni besim te ne. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimro në BE, por duhet që edhe jut ë na mbështesni ne. faleminderit për vullnetin tuaj të qartë. Ukraina si edhe i gjitha rajoni i Europës Juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të na mbështesni edhe në formulën tonë të paqes, planin me një pika. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por punën për paqe do ta bëjmë të gjithë së bashku”, u shpreh ai, përcjell Jawa News.

 

Next Post
Zelensky në Tiranë: Vendet e Ballkanit janë në kërcënim nga Rusia

Zelensky në Tiranë: Vendet e Ballkanit janë në kërcënim nga Rusia

Kuleba flet shqip në Tiranë në Samitin për Ukrainën: I jemi mirënjohës Shqipërisë

Kuleba flet shqip në Tiranë në Samitin për Ukrainën: I jemi mirënjohës Shqipërisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom