Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga Samiti i Ukrainës në Tiranë, edhe një herë e ka shprehur mbështetjen për Ukrainën dhe aspiratat e saj euro-atlantike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Mbështetje e plotë për Ukrainën që lirshëm të zgjedh rrugën e saj për të ardhmen. Nëse kjo rrugë do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO, atëherë ne jemi, pa dyshim me ta. Ne gjithmonë jemi në krah të Ukrainës dhe mbështesin zgjedhjen e tyre” tha Pendarovski.
Ai gjithashtu para gazetarëve ka thënë se do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të Samitit të Ukrainës.
Përndryshe, kjo është një ndër vizitat e fundit zyrtare të Pendarovskit, pasi në prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku ai sipas gjitha gjasave do të kandidojë si kandidat i LSDM-së dhe koalicionit.