Përfaqësues të CIVIL -it sot para ambasadës së Federatës ruse me letër proteste iu drejtuan qytetarëve të FR, me rastin e vdekjes së luftëtarit rus për të drejtat e njeriut, Alexei Navalny.
Të dashur Qytetarë të Federatës Ruse,
“Me zemër të rëndë, mbajmë zi për vdekjen e Alexey Navalny, kampion i demokracisë dhe të drejtat e njeriut, i cili ra viktimë e regjimit të pamëshirshëm të një diktatori gjenocidal. Megjithëse trupi i Navalnit mund t’i jetë nënshtruar brutalitetit të regjimit, trashëgimia e tij vazhdon, e përjetësuar në zemrat dhe mendjet e mijëra qytetarëve të guximshëm rusë, të cilët, në përkujtimin e jetës së tij, përballen me brutalitetin dhe vdekjen nga duart e qeverisë ruse.
Emri i Navalnit dhe ndjekja e tij e papërkulur për demokraci dhe të drejtat e njeriut, qëndrojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve liridashës në mbarë botën, si dhe brenda Federatës Ruse.
Përgjegjësia për vdekjen e një të burgosuri mbetet e shtetit! Ne u bëjmë thirrje urgjentisht autoriteteve ruse që të lejojnë një hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së Alexey Navalny në koloninë penale të Siberisë.
I bashkohemi kërkesave për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi!
Ti jepet fund brutalitetit policor dhe shtypjes ndaj qytetarëve!
Të ndaloni luftën gjenocidale kundër Ukrainës!
Të përfundoni luftën hibride kundër kombeve demokratike!
Sillni Putinin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u gjykuar për krimet e tij!”
Kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti