Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, 16 Nëntor, CIVILi dhe Komuna e Çairit bashkë zhvilluan ngjarjen multimediale “Bashkë për ardhmëri më të mirë”.
Para objektit të Komunës u ekspozuan punimet artistike të nxënësve nga 9 shkolla fillore të Komunës së Çairit. Nxënësit krijuan mbi temën e multikulturalizmit, barazisë dhe tolerancës. Të gjithë pjesëmarrësve iu ndanë çmime nga Komuna dhe certifikata pjesëmarrje nga CIVILi.
“Kam nderin të jem sot këtu me nxënësit, prindërit dhe mësuesit tanë. Mësuesit janë partnerët tonë më besnikë, sepse nëpërmjet tyre ne organizojmë që shkollat të jenë pjesë e të gjitha këtyre projekteve. Nëpërmjet punimeve artistike të nxënësve shohim të ardhmen e tyre dhe si mund të ecim të gjithë së bashku për ta ndërtuar atë. Si Komunë, jemi gjithmonë të hapur për projekte të tilla, ky nuk është projekti i parë që bëjmë me CIVIL-in, nuk do të jetë as i fundit. Ne me të vërtetë presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jam vërtet i habitur me atë që keni bërë. Unë do ta vlerësoj këtë dhe do të shikojmë gjithmonë të jemi nxitje për të ndihmuar dhe për të pasur projekte të tilla”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në fjalimin e tij para të pranishmive, theksoi se veprat artistike të nxënësve janë një mesazh i fuqishëm për botën.
E di që jeni të rinj, që jeni fëmijë. Por gjithashtu e di se dëgjoni nga prindërit tuaj se çfarë po ndodh në botë. Këtë që e keni punuar, fotografoni, vendosni në formë elektronike, le të dalin mesazhet tuaja në botë. Hap pas hapi do të kemi sukses, besoj, në promovimin e paqes, respektit dhe dashurisë mes njerëzve. Të rriturit ju lënë një botë paksa të vështirë. Por këto piktura, sot këtu, dhe ju vetë, pamjet tuaja, thonë se kur të vini të sundoni këtë botë do të jetë më mirë, së paku aq sa kemi arritur ose nuk kemi arritur të bëjmë. Besoj se kjo do të jetë Komuna që do të njihet në periudhën e ardhshme dhe në Evropë, pikërisht për shkak të këtyre punëve tuaja ambasadore, tha Deralla.
Deralla shprehu besimin se mesazhet e tyre të paqes, dashurisë dhe respektit mes njerëzve do të arrijnë sa më shumë zemra në Evropë dhe në botë.
Ngjarja është pjesë e projektit “Bashkë për ardhmëri më të mirë”, qëllimi i të cilit është promovimi i multikulturalizmit dhe vlerave evropiane në vend, me fokus të veçantë tek të rinjtë.
Projekti “Bashkë për ardhmëri më të mirë” zbatohet nga CIVIL ime mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.