• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MULTIKULTURË

Të rinjtë nga Komuna e Çairit me mesazhe të fuqishme vizuale, së bashku për ardhmëri më të mirë

November 17, 2023
in LAJME, MULTIKULTURË, Shoqëri
Të rinjtë nga Komuna e Çairit me mesazhe të fuqishme vizuale, së bashku  për ardhmëri më të mirë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, 16 Nëntor, CIVILi dhe Komuna e Çairit bashkë  zhvilluan ngjarjen multimediale “Bashkë për ardhmëri më të mirë”.

Para objektit të Komunës u ekspozuan punimet artistike të nxënësve nga 9 shkolla fillore të Komunës së Çairit. Nxënësit krijuan  mbi temën e multikulturalizmit, barazisë dhe tolerancës. Të gjithë pjesëmarrësve iu ndanë çmime nga Komuna dhe certifikata pjesëmarrje nga CIVILi.

“Kam nderin të jem sot këtu me nxënësit, prindërit dhe mësuesit tanë. Mësuesit janë partnerët tonë  më besnikë,  sepse nëpërmjet tyre ne organizojmë që shkollat të jenë pjesë e të gjitha këtyre projekteve. Nëpërmjet punimeve artistike të nxënësve shohim të ardhmen e tyre dhe si mund të ecim të gjithë së bashku për ta ndërtuar atë. Si Komunë, jemi gjithmonë të hapur për projekte të tilla, ky nuk është projekti i parë që bëjmë me CIVIL-in, nuk do të jetë as i fundit. Ne me të vërtetë presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jam vërtet i habitur me atë që keni bërë. Unë do ta vlerësoj këtë dhe do të shikojmë gjithmonë të jemi nxitje për të ndihmuar dhe për të pasur projekte të tilla”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

 

Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në fjalimin e tij para të pranishmive, theksoi se veprat artistike të nxënësve  janë një mesazh i fuqishëm për botën.

E di që jeni të rinj, që jeni fëmijë. Por  gjithashtu e di se dëgjoni nga prindërit tuaj se çfarë po ndodh në botë. Këtë që e keni punuar, fotografoni, vendosni në formë elektronike, le të dalin mesazhet tuaja në botë. Hap pas hapi do të kemi sukses, besoj, në promovimin e paqes, respektit dhe dashurisë mes njerëzve. Të rriturit ju lënë një botë paksa të vështirë. Por këto piktura,  sot këtu, dhe ju vetë, pamjet tuaja, thonë se kur të vini të sundoni këtë botë do të jetë më mirë, së paku aq sa kemi arritur ose nuk kemi arritur të bëjmë. Besoj se kjo do të jetë Komuna që do të njihet në periudhën e ardhshme dhe në Evropë, pikërisht për shkak të këtyre punëve tuaja ambasadore, tha Deralla.

Deralla shprehu besimin se mesazhet e tyre të paqes, dashurisë dhe respektit mes njerëzve do të arrijnë sa më shumë zemra në Evropë dhe në botë.

Ngjarja  është pjesë e projektit “Bashkë për ardhmëri më të mirë”, qëllimi i të cilit është promovimi i multikulturalizmit dhe vlerave evropiane në vend, me fokus të veçantë tek të rinjtë.

Projekti “Bashkë për ardhmëri më të mirë” zbatohet nga CIVIL ime mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Next Post
CIVILi nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e samitit të OSBE në shenjë proteste kundër agresionit gjenocidal rus dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesit të lartë të shtetit terrorist

CIVILi nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e samitit të OSBE në shenjë proteste kundër agresionit gjenocidal rus dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesit të lartë të shtetit terrorist

URIM NGA CIVILI: Thuaj PO, dhe mendoje atë

URIM NGA CIVILI: Thuaj PO, dhe mendoje atë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom