KUMTESË, 24.09.2023
CIVIL-i e ndjek me shqetësim situatën në Kosovë, ku përshkallëzimi solli edhe viktima njerëzore më 24 shtator. Paqja në Kosovë është parakusht për paqen në rajon, të gjithë aktorët në vend, por edhe në rajon dhe në nivel ndërkombëtar, kanë për obligim që të kontribuojnë me përgjegjësi dhe qetësi në tejkalimin paqësor dhe jo të dhunshëm të situatave konflikte.
Të gjitha palët duhet të bëjnë çdo përpjekje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës së armatosur dhe respektimin e ligjit, rendit dhe paqes. Preferenca duhet t’i jepet dialogut dhe zgjidhjeve të qëndrueshme politike, për të mirën e të gjitha komuniteteve, të shtetit, si dhe të rajonit në tërësi.
CIVILi u bën thirrje liderëve dhe institucioneve politike maqedonase, mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve, të marrin pjesë në thirrjet për paqe dhe jo dhunë në Kosovën fqinje. Vendi ynë ka edhe kredibilitet edhe pozitë – të jetë krijues i paqes dhe të ofrojë zgjidhje për zgjidhjen paqësore dhe jo të dhunshme të konflikteve.
CIVILi porosit se në momente të tilla është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje informacioneve të vërteta dhe të sakta për publikun, të kontrollohen faktet nga burimet përkatëse dhe të shmanget sensacionalizmi në raportim.
CIVIL