Ka ndërruar jetë Kreshnik Ajdini, intelektual, gazetar dhe veprimtar shoqëror. Ai është një nga themeluesit e CIVIL – Qendrës për Liri në vitin 1999 dhe platformës mediatike CIVIL Media në vitin 2009.
Ajdini është themeluesi dhe pronari i Life Radio në vitin 2002, e njohur për përmbajtjet me përgjegjësi shoqërore dhe mesazhet e paqes dhe proceseve të pajtimit në vend.
Ka përkthyer një numër të madh veprash të rëndësishme nga gjuha shqipe në maqedonase dhe anasjelltas, të cilat dhanë një kontribut të madh në njohjen e dy kulturave.
Kreshnik Ajdini vdiq dje, më 16 qershor, kur mbushi 55 vjet. Varrimi do të bëhet sot, më 17 qershor, në Dibër, në orën 13.00.
Kuvendi CIVIL – Qendrës për Liri dhe redaksia e CIVIL Media shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit i tij.
Kreshniku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë për ngrohtësinë, qetësinë, urtësinë dhe mirësinë e tij.
Kuvendi i CIVIL-it