CIVILi dënon fuqishëm gjuhën e urrejtjes, aktet e urrejtjes dhe dhunës që rezultojnë nga pamundësia ose mosgatishmëria për t’u përfshirë në dialog. Pavarësisht nga “ana”nga e cila vijnë, dukuritë destruktive në shoqëri dhe në skenën politike, pavarësisht nëse janë incidente të motivuara politikisht, etnikisht apo fetarisht – ato nuk mund dhe nuk guxojnë të justifikohen dhe të heshten. Dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk janë kurrë dhe në asnjë rrethanë përgjigje e përshtatshme për asgjë!
CIVILi bën thirrje për arsye, maturi dhe dialog me koka të ftohta, politikanët dhe të gjithë aktorët socialë dhe politikë në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut – të përqëndrohen në të ardhmen evropiane dhe të mos kthehen në të kaluarën. Është e nevojshme, edhe në situata pa shpresë, të gjenden forca për bisedë. Ndërkaq, situata është larg nga mosdalja.
Kjo, veçanërisht për shkak se Bullgaria është anëtare e BE dhe me bllokimin afatgjatë të shtetit maqedonas, qëndrimi negativ ndaj gjuhës dhe identitetit maqedonas dhe gjuha e urrejtjes nga disa përfaqësues të lartë politikë, dëmton reputacionin e të dyve, edhe të vendit dhe të Bashkimit. Por, përgjigja ndaj këtijj lloji sjelljeje duhet të jetë gjithmonë e qetë, e argumentuar dhe konstruktive.
Popullizmi dhe nacionalizmi çojnë drejt shkatërrimit, ndërsa dialogu drejt zgjidhjeve
Retorika luftarake është pasqyrim i dobësisë dhe nuk i sjell dobi as shoqërisë bullgare dhe as asaj maqedonase. Sidomos nëse “argumenti” është e kaluara dhe jo e ardhmja e dy vendeve.
Gjerësia dhe lidershipi duhet treguar edhe nën breshërinë e provokimeve që vijnë nga “pala tjetër”. Për çështjet e nxehta, që mund të shkaktojnë tensione, politikanët përgjegjës nuk shtojnë zjarr, por bisedojnë. Është e rrezikshme të fitosh pikë politike dhe të ndërtosh vlerësime për çështje të ndjeshme.
CIVILi dënon fuqishëm çdo akt dhune, veçanërisht aktet që rezultojnë nga urrejtja ndaj disidentëve ose pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme. Gjuha e urrejtjes dhe aktet e urrejtjes janë të ndërlidhura dhe përfaqësojnë kërcënim ndaj të drejtave dhe lirive e njeriut, por edhe për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e një shoqërie demokratike.
Duke pasur parasysh se në të dy vendet gjuha e urrejtjes është duke u intensifikuar, përhapja dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes ka një peshë të veçantë, sepse ajo çon në krime të urrejtjes, gjegjësisht, në ndezjen e pasioneve nacionaliste. Është veçanërisht e rrezikshme kur një gjuhë e tillë përdoret nga politikanë, intelektualë, gazetarë dhe persona tjerë me ndikim më të madh shoqëror.
Kjo duhet të ndalet! CIVILi bën thirrje: JEPNI MUNDËSI TË ARDHMES!
CIVIL