CIVILi bëri thirrje publike deri te të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën për bashkim shoqëror politik për ardhmërinë evropiane të vendit tonë. Këtë mund ta bëjnë në mënyrë të thjeshtë: në profilet e rrjeteve sociale të partive, degëve ose liderëve politikë, ta shpërndajnë linkun me këngën nga video kanali YouTube dhe Facebook.
Partitë mund të shprehin mbështetjen e tyre për nismën pro-evropiane edhe përmes një kumtese për publikun në të cilën shprehin mbështetjen e tyre për Nismën e CIVIL-it për bashkim shoqëror dhe politik për të ardhmen evropiane, e shprehur edhe përmes prodhimit të versionit maqedonas të kengës Insieme/Së bashku.
Pavarësisht dallimeve në përcaktimet programore politike, pavarësisht dallimeve në qëndrime dhe argumentimeve të shpeshta në opinion, pjesa më e madhe e establishmentit politik në vendin tonë dakordohet së paku në një gjë, e ai është anëtarësimi në BE.
Liderët politikë dhe përfaqësuesit e partive politike duhet të shfrytëzojnë rastin për t’iu bashkuar yjeve të muzikës dhe shoqërisë civile dhe të shprehin qartë qëndrimin e tyre lidhur me interesin strategjik të vendit tone, anëtarësimin në BE.
Maqedonia e Veriut ka pritur një kohë të gjatë momentin kur do të nisë negociatat për anëtarësim të plotë në unionin më të fuqishëm të shteteve demokratike në botë – Bashkimin Evropian. Në këtë përcaktim, vendi ynë gëzon mbështetjen e demokracive më të mëdha dhe më të fuqishme në Evropë dhe në botë.
Qytetarët dhe qytetaret e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Që të arrijmë qëllimin më shpejt, nevojitet bashkimi shoqëror dhe politik për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Evropë.
Pas nismës së CIVIL – Qendra për Liri, yjet maqedonas së fundmi krijuan një version maqedonas të hitit të famshëm italian “Insieme/Së bashku” me të cilin Toto Cutugno fitoi Eurovisionin në Zagreb gjatë vitit 1990. Në një kohë të shkurtër rekord, me entuziazëm dhe përkushtim të rrallë, artistët e estradës maqedonase dhanë kontributin e tyre – ata kënduan për Evropën.
Është koha që edhe liderët politikë të flasin me një zë – për Evropën, për anëtarësimin në BE.
Për një të ardhme evropiane të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
CIVIL