Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, CIVILi kujton dhe bën thirrje për forcimin e ndërgjegjësimit publik për rreziqet nga intoleranca, promovon të drejtat dhe liritë universale të njeriut dhe respektimin, pranimin dhe respektimin e diversitetit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë aktorët në shoqëri dhe në shtet të tregojnë vullnet dhe gatishmëri maksimale për unifikimin e diversitetit, pa marrë parasysh dallimet etnike, fetare dhe racore, bindjet politike, pozitën sociale dhe orientimin seksual.
CIVILi dënon ashpër gjuhën e urrejtjes që përhapet në komunikimin publik. Ekipi monitorues i CIVIL-it vëren se nën postimet në rrjetet sociale, kërcënime të tmerrshme, thirrje për dhunë dhe shprehje të gjuhës së urrejtjes i drejtohen organizatës dhe autorëve të analizave dhe pikëpamjeve në platformën mediatike të organizatës.
Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, CIVIL, përmes platformës mediatike CIVIL MEDIA dhe me prezencën e saj të përditshme në terren, në takimet me qytetarë, parti politike dhe organizata të shoqërisë civile, me këmbëngulje dhe në vazhdimësi porosit se gjuha e urrejtjes është e rrezikshme për demokracinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.
Platforma mediatike e CIVILit është hapësirë për shprehjen e mendimit të lirë, pavarësisht nga çdo orientim social apo politik apo përkatësi. Rrjetet sociale janë hapësira ku qytetarët mund të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre për tema specifike që publikohen në platformat mediatike të CIVIL-it. Mirëpo, kur bëhet pa respekt elementar për mendimin e ndryshëm, me fyerje, gjuhë urrejtjeje dhe shpifje e intolerancë ndaj të ndryshmive, është përtej çdo debati konstruktiv dhe dialogu dinjitoz.
Qytetarët janë të thirrur të kultivojnë solidaritet reciprok, respekt dhe mirëkuptim, të respektojnë diversitetin në komunikimin e përditshëm dhe në edukimin e brezave të rinj.
Institucionet arsimore dhe kulturore, media dhe shoqëria civile janë ndër më të thirrurit për të zbatuar programe për edukimin e brezave të rinj për nevojën për ndërtimtë një shoqërie tolerante, gjithëpërfshirëse dhe paqësore, në të cilën diversiteti respektohet si cilësi dhe përparësi.