Dita e Unifikimit të Gjermanisë nuk është datë shumë e rëndësishme historike vetëm për Gjermaninë, por edhe për tërë botën. Uniteti i i Gjermanisë e simbolizon transformimin demokratik të Evropës dhe angazhimet për shoqëri të qytetareve dhe qytetarëve të barabartë, në të cilën repsektohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Kjo është një nga temat për të cilat Civil Media realizoi intervistë me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Ekselenca e saj, Anke Holstein.
Personalisht për Ambasadoren Holstein, uniteti gjerman para 32 vitesh, është ngjarje e rëndësishme.
“Për mua, uniteti i sërishëm gjerman është diçka e veçantë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Republikën Demokratike të Gjermanisë, bashkëshorti im gjithashtu, dhe jemi pjesë e atyre që dolën në rrugët e Lajpcigut që të kërkojnë liri dhe demokraci. Pa rënien e Murit unë asnjëherë nuk do të bëhesha diplomate gjermane dhe sot nuk do të isha këtu”, përkujtohet Holstein.
Sipas Ambasadores Holstein, uniteti gjerman është shembull se sim und të tejkalohen boshllëqet e thella dhe të rrënohet një sistem pa dhunë.
“Guximi i qytetarëve të RDGJ tregoi se boshllëqet e thella mund të tejkalohen pa dhunë, se mund të përmbyset një sistem dhe të lirohet rruga për demokraci dhe liri. Por pa mbështetjen e partnerëve tanë, miqve tanë në botë, të cilët besuan në zhvillimin paqësor dhe demokratik të Gjermanisë së ribashkuar në Evropë, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur” – tha Ambasadorja gjerman në intervistë për Civil Media.
Holstein gjithashtu foli edhe për mbështetjen e miqve të Gjermanisë në botë.
“Por, pa mbështetjen e partnerëve tanë, miqve tanë në botë, të cilët besuan në zhvillimin paqësor dhe demokratik të Gjermanisë së ribashkuar në Evropë, kjo nuk do të ishte e mundur”, tha Holstein.
CIVIL MEDIA: Pas 17 vitesh pritje, dyert e BE u hapën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kuptohet, kjo është ndryshim i madh në shoqëri, politikë dhe ekonominë në vend. Cilat janë sfidat dhe perspektivat më të mëdha në këtë process i cili sapo ka filluar, sipas jush?
HOLSTEIN: Para së gjithash, jam shumë e lumtur që më në fund u bë i mundur ky përparim jashtëzakonisht i rëndësishëm për konferencën e parë ndërqeveritare. Personalisht më vjen keq që rruga për të arritur atje ishte kaq frustruese, e gjatë dhe e mundimshme dhe aq shumë u kërkua nga Maqedonia e Veriut. Vendimet ishin të drejta, por gjatë rrugës humbëm disa nga zemrat dhe mendjet e njerëzve, detyra e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij, veçanërisht Gjermanisë, tani është të rifitojnë zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe t’u dëshmojnë se vendimet ishin të drejta.
Skrining procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filloi në mënyrë plotësisht identike, nuk ka dallime, dallimi i vetëm mes dy vendeve është se Maqedonisë së Veriut i paraprijnë ndryshime në kushtetutë, që përskaj etnive tjera edhe Bullgarët të inkorporohen në kushtetutë. Shpresoj që të gjitha fuqitë prodemokratike dhe me qasje miqësore ndaj Evropës në vend, kuptojnë se ky është një hap që duhet të bëhet patjetër. Në të kundërtën, muajt dhe vitet në vijim do të karakterizohen me atë për të cilën ne në Gjermani kemi një thënie të bukur “mundi i rrafshit”. Bëhet fjalë për acquis communautaire, e drejtë e përbashkët e Bashkimit Evropian të kalohet dhe zbatohet në të drejtë kombëtare. Dinamika e procesit të reformave në Maqedoninë e Veriut do të përcaktojë se sa shpejt vendi mund të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE.
Procesi i reformave nuk është qëllim për vete, por bëhet fjalë për atë që vendi të modernizohet dhe përgatitet, për shembull, dhe tregu të mundet ta qëndrojë tregun e Bashkimit Evropian. Ose sistemi I shtetit juridik, kaptina që hapet e para dhe mbyllet e fundit, me të vërtetë të t’u përshtatet standardeve evropiane, të mos jetë në letër, port ë jetë realitet. Ky proces i gjerë I reformave dhe modernizimi, është për njerëzit në vend, ata kanë levërdi nga ky.
Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në mbështetjen e pakufizueshme të Gjermanisë në këtë proces.
CIVIL MEDIA: Së fundmi, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi rifillimin e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014, por ishte joaktiv për dy ose tre vjet. Ndërkohë lindi iniciativa Open Balkans, si dhe projekte të tjera të lidhjes rajonale. A ka, sipas jush, mundësi që procesi i Berlinit si një ndërmarrje e madhe dhe komplekse të përfshijë nismën e Ballkanit të Hapur, domethënë që të gjitha ato të bëhen një proces i madh dhe i përbashkët? Cilat janë sfidat?
HOLSTEIN: Kjo është ideja, që gjithçka që mund të bëhet për të përmirësuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit. Një nga qëllimet e mëdha të Procesit të Berlinit është një treg i përbashkët rajonal për të gjashtë vendet. Një Ballkan i hapur është sigurisht një hap i parë që ka kuptim për rrugën deri atje, por jo gjithëpërfshirës, sepse ka vende që nuk i përkasin dhe prandaj është i kufizuar në veprim dhe përfitim. Tregu i përbashkët rajonal, i përgatitur në kuadër të procesit të Berlinit me një presidencë të përbashkët maqedono-bullgare në Sofje, do të përfshijë të gjashtë vendet së bashku. Për momentin po zhvillohen negociata për të arritur progres.
Keni të drejtë, kancelari Scholz planifikon të ringjallë Procesin e Berlinit. Javën e kaluar është mbajtur një samit digjital në Prishtinë, do të pasojnë takimet e ministrave të punëve të brendshme, ekonomisë dhe energjetikës dhe punëve të jashtme, dhe më 3 nëntor do të ketë një samit në Berlin dhe shpresojmë, nëse është e mundur, për rezultate konkret. Shpresojmë se mund ta ringjallim vërtetë këtë treg të përbashkët rajonal.
Nëse kthehemi në fillimet e Procesit të Berlinit, vërtetë arriti shumë. Në vitin 2014, kur ishte takimi i parë, Serbia dhe Kosova për herë të parë u ulën në të njëjtën tryezë së bashku me flamurin dhe emrin e shtetit. Ose nëse mendojmë për heqjen e roaming-ut në rajon, gjë që nuk do të kishte ndodhur pa procesin e Berlinit. Ose fëmijës tim të preferuar të Procesit të Berlinit: Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Së fundmi ajo ka zbatuar programin “Super Shkollat”, ku nxënës nga vende të ndryshme të rajonit takohen, njihen me njëri-tjetrin, thyejnë paragjykimet dhe vërejnë se të tjerët nuk janë aq të ndryshëm. Rajoni ka nevojë për të për një të ardhme të përbashkët.
CIVIL MEDIA: Bota është prekur nga pasojat e rënda të agresionit brutal rus kundër Ukrainës. Në reagimin e botës së lirë, Gjermania është ndër vendet kryesore. Duket se nuk merr aq shumë njohje në krahasim me sasinë e ndihmës që ofron, ndoshta për shkak të një hezitimi në ditët e para të luftës për të dërguar ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë. Megjithatë, Gjermania mbetet një aleat shumë i fortë i botës së lirë duke ndihmuar kombin ukrainas të luftojë për paqe dhe liri. Maqedonia e Veriut iu bashkua asaj bote të lirë, por përballet, ashtu si vendet e tjera, me polarizimin në shoqëri në këtë kontekst. Cila është rruga përpara?
HOLSTEIN: Më lejoni të them fillimisht se Gjermania vlerëson jashtëzakonisht shumë që Maqedonia e Veriut shumë shpejt, në orët e para, iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, si dhe sanksioneve të mëparshme që nga viti 2014. Që në fillim, Maqedonia e Veriut u përmbahet parimeve, Parlamenti dënoi luftën e agresionit, vendi pranon refugjatët, vendi dërgon armë dhe vazhdon t’i bashkohet të gjitha sanksioneve, mbështeti deklaratat përkatëse në OKB, kjo është një pozicion që ne e vlerësojmë shumë dhe i jemi mirënjohës.
Personalisht, mendimi se në çdo moment, edhe kur flasim, njerëz po vdesin në Ukrainë për lirinë dhe vlerat tona, është e vështirë për mua.
Besoj se në të ardhmen është thelbësore që Bashkimi Evropian të vazhdojë të mbetet kompleks, kjo është një sfidë.
Vetëm kur Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet e lira paqësore demokratike të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, vendosmërisht dhe së bashku, mund të shpresojmë kolektivisht se kjo luftë do të përfundojë së shpejti.
Një fund i tillë patjetër duhet të garantojë integritetin territorial të Ukrainës.
Siç thashë, për ne si evropianë sfida kryesore është se duhet të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë komplekse. Citimi im i preferuar nga Barack Obama është: “BE është partneri im më i mirë kur është i bashkuar”.
Xhabir Deralla
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi dhe Fotografia: Arian Mehmeti
Marrja e përmbajtjes është e lire, sipas licencës Creative Commons 4.0 ( burimi dhe vegëza)